Politike

VD-Procesi i Presidentit/ Ndryshon mendim pas mbledhjes, Alibeaj: Do marrim pjesë

Alibeaj deklaroi se gjatë mbledhjes u ripohua situata në të cilën ndodhet çështja e zgjedhjes së Presidentit.

26 Maj 2022, 14:02 Nga DOSJA
VD-Procesi i Presidentit/ Ndryshon mendim pas mbledhjes, Alibeaj: Do marrim
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaroi se PD do të marrë pjesë në procesin e zgjedhjes së Presidentit. Pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alibeaj deklaroi se gjatë mbledhjes u ripohua situata në të cilën ndodhet çështja e zgjedhjes së Presidentit.

'Ishin disa cështje të rëndësishme që u diskutuan. Do propozojmë emrat për Komisionet zgjedhore dhe atë territoriale. Janë kuajt e betejes së PD, kemi pasur një vonesë për shkak të zhvillimeve të brendshme. Nuk ka asgjë të re per presidentin, u ripohua situata, në këtë proces PD, për të bërë detyrën tonë do të marrim pjesë në këtë proces, në mënyrë që të jetë gjithëpërfshirës.'- deklaroi Alibeaj. 

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll