VD-Presidenti/ Balla: Votat do i gjejmë, po konsultohem me dy grupet e tjera të Opozitës
Balla tha se për këtë gjë ata po dialogojnë edhe me dy grupet e tjera të Opozitës në Kuvend.
TIRANË- Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla tha se maxhoranca do të grumbullojë votat e nevojshme për Presidentin. Në një deklaratë për mediat, Balla tha se për këtë gjë ata po dialogojnë edhe me dy grupet e tjera të Opozitës në Kuvend.
Pjesë nga prononcimi:
Taulant Balla: Nuk mund ta ketë asnjë palë politike, e përcakton kushtetuta, të vetmin kush ose kriter që PS ka artikuluar ka qenë që Shqipëria në mandatin e ri të isntitucionin e Presidentit duhet të ketë një president apo president të rësisht të kundërtën e Ilir Metës. Merrni Ilir Metën, shihni çfarë ka përfaqësuar e bërë dhe gjeni të kundërtën. Një si ai nuk i bën të mira këtij vendi. Ne kemi përjetuar momente historike për Shqipërinë. Vlerat e një aktiviteti të tillë, 155 vende na kanë ndjekur LVIE dhe kjo mendoj se ka qenë reklama më e madhe e këtij vendi. Shqipëria meriton një President republike mbi palët, unë mendoj të gjitha palët ta shohin me përgjegjësi këtë proces. Ne e kemi bërë me dëshirën për të dëgjuar çdo emër. E keni parë vetë në mbledhje. Të pranish të fshihesh pas një cope letra që ti thuaose pranojeni ose rrëzohet, është rrëzuar. Ne nuk propozojmë emër deri të dielën në orën 16:00 me dëshirën që Opozita të ushtrojë këtë të drejtë. Histori propozimesh në ajër nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë efekt tek ne. nuk kemi pasur asnjë propozim shkresor. Pjesëmarrja në proces është përgjejgësi kushtetuese. Asnjë prej palëve nuk merr pjesë në proces për respekt të palës tjetër, por se e cakton kushtetuta.
Ju thoni që nuk ia lini Opozitës, pse psini raundin e katërt? Dhe një pyetje për atë që tha Alibeaj se ju nuk i keni votat, ç’mendim keni
Taulant Balla: Unë ju kam thënë që ne kemi pasur 78 mandate, por nuk u arritën të figuronin për shkak të numrit të konsiderueshëm të votave të pavlefshme. Do të punojmë që të arrijmë më shumë se sa vota që ne kemi të dhëna nga shqiptarët, 74 ka PS, pastaj me radhë edhe grupet e tjera. Sot kam komunikuar me dy grupe të tjera të Opozitës e do të vazhdojmë edhe në ditët e javët në vijim. Ky dialog duhet të vazhdojë. Po jap një përgjigje përfundimtare, kësaj historisë që vazhdon të tjerrë Alibeaj se PS-ja nuk e ka legjitimitetin e ka gabm. I kemi numrat dhe unë do të doja të zgjidhej me më shumë se 84 vota, të mos shkojë dëm koncensusi. Ju do të jeni dëshmitarë dhe ne do të ushtrojmë të drejtën tonë të propozimit dhe deputetët do të votojnë.
Keni konkluduar me një listë me kandidimet, të kujt fushe i përkasin
Taulant Balla: Sot është momenti për të thënë vetëm që nuk do të ketë propozime nga PS, deri të dieën. Nuk është koha për të thënë emra konkretë, kemi thënë që deri në raundin e tretë do ta kenë ata këtë të drejtë. Me të drejtë pyetët pse s'ia lini Opozitës, ne s'ia lëmë askujt në dorë, kështu që të mos vijojnë të këmbengulin me tezën e Avokatit të Popullit
(F.m/dosja.al)
Sondazh
VD-Bylykbashi anëtar i Reformës Zgjedhore, Alibeaj: Nuk është provokim
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaroi ditën e sotme se propozimi si anëtar i deputetit Oer...
Tre komisione, PD cakton kryetarët dhe anëtarët (EMRAT)
Partia Demokratike TIRANË-Partia Demokratike ka bërë publike emrat e anëtarëve të tre komisioneve. Dosja.al sjell listën...
VD-'Jam kryetar grupi'/ Alibeaj: Brenda PD s'ka përplasje, s'ka bojkot për presidentin, të hënën....
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaroi ditën e sotme se thërriti mbledhjen e grupit parlame...
VD-Procesi i zgjedhjes, Alibeaj: Jemi gati deri në 12 të natës nëse PS ndryshon mendje
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Deputeti Enkelejd Alibeaj deklaroi ditën e sotme se është e gatshme të marrë pjesë në proc...
VD-Zgjedhja e Presidentit/ Alibeaj: Maxhoranca nuk i ka 71 vota, është realitet
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaroi ditën e sotme se PS nuk i ka 71 vota për të votuar presidentin. Pas...
VD-Procesi i Presidentit/ Ndryshon mendim pas mbledhjes, Alibeaj: Do marrim pjesë
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaroi se PD do të marrë pjesë në procesin e zgje...
VD-Balluku: Ka abonentë familjarë që përdorin mbi 5 mijë kw mujorë, do kenë pishina, s'fikin dritat
Belinda Balluku TIRANË- Ministrja e Energjitikës, Belinda Balluku deklaroi ditën e sotme se qeveria do t'i ofrojë mbrojtje konsumatorit...
VD-Cilët kryebashkiakë do kallëzohen? Manja: Hetimi ka rregulla, s'bëj publike asnjë rast
Ulsi Manja TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja nuk zbuloi asnjë emër të ndonjë nga kryebashkiakët që do ...
VD-Rrezikon Shqipëria nga lufta? Peleshi: Jemi të sigurtë, NATO reagon sa herë që preket një pëllëmbë tokë
Niko Peleshi TIRANË- Ministri i Brendshëm, Niko Peleshi deklaroi ditën e sotme se Shqipëria është vend i sigurtë. Pas mb...
VD-Shqipëria ngre bazë të dhënash për emergjencat, çon togë në Bullgari, zgjeron kontributin në NATO
TIRANË- Ministri i Mbrojttjes Niko Peleshi tha se Shqipëria ka ngritur një bazë me të dhëna për rastet e emergjencës. ...
