Politike

VD-Rrezikon Shqipëria nga lufta? Peleshi: Jemi të sigurtë, NATO reagon sa herë që preket një pëllëmbë tokë

Ministri shtoi se nëse një vend preket, NATO reagon menjëherë.

26 Maj 2022, 13:06 Nga DOSJA
VD-Rrezikon Shqipëria nga lufta? Peleshi: Jemi të sigurtë, NATO
Niko Peleshi

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Niko Peleshi deklaroi ditën e sotme se Shqipëria është vend i sigurtë. Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Peleshi siguroi qytetarët shqiptarë se vendi ynë nuk ka asnjë rrezik pasi është i anëtarësuar në NATO. Po ashtu, ministri shtoi se nëse një vend preket, NATO reagon menjëherë.

Pyetja: Pse lindi nevoja që Shqipëria të kërkojë raketa ant tank, a lidhet me luftën, a ka rrezik vendi ynë?

Peleshi: Ka qënë e kërkuar më parë, s'ka lidhje me agresionin. Agresioni na ka vënë para një fakti, shtimi i forcave të armatosura, në mos ky projekt të tjerat po kanë lidhje me agresionin. Kemi bërë të njohur bazën e Kuçovës, me një impakt për sigurinë e vendit tonë. Shqipëria është e sigurtë, është aleate në NATO, parimi dhe ajo që quhet artikulli i 5-të, mbron cdo pëllëmbe të vendit, NATO reagon sa herë që preket një pëllëmbë tokë. NATO për të parandaluar dhe shkurajuar cdo gjë që vjen nga lindja ka forcuar forcat, ai krah e tejkalon forcën e rivalëve tonë në linje. 

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll