Politike

VD-Zgjedhja e Presidentit/ Alibeaj: Maxhoranca nuk i ka 71 vota, është realitet

Alibeaj tha se Rama u tërhoq nga marrëveshja vetëm pasi dëgjoi kandidatët e prezantuar nga PD.

26 Maj 2022, 14:06 Nga DOSJA

VD-Zgjedhja e Presidentit/ Alibeaj: Maxhoranca nuk i ka 71 vota, është

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaroi ditën e sotme se PS nuk i ka 71 vota për të votuar presidentin. Pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alibeaj tha se Rama u tërhoq nga marrëveshja vetëm pasi dëgjoi kandidatët e prezantuar nga PD.

'Eshtë detyrim i yni për të marrë pjesë në proces. Do të marrim pjesë me dëshirë me nevojën që të zhbëjmë nevojën e bojkotit që nuk eci. Të krijojmë një kulturë të re, që të futemi në të me moral. Me ca rregulla të thjeshta, pranuar nga pala tjetër, LIVE me zë e figurë, me gjithë bezdinë që mund t'ju kenë shkaktuar. Maxhoranca nuk i ka 71 vota, është realitet. Sapo emrat që ishin propozime fillestare, dolën, ditën tjetër PS tërhiqet, Rama u tërhoq për emrat fillestarë që do të diskutoheshin. Dokumenti është aty, tërheqja është bërë në mënyrë të paarsyeshme, ato janë vlerat morale dhe ligjore, është një gjë që në sytë e shqiptarëve kemi detyrën tonë.'- tha Alibeaj.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll