Politike

VD-Cilët kryebashkiakë do kallëzohen? Manja: Hetimi ka rregulla, s'bëj publike asnjë rast

Manja deklaroi se hetimet janë në proces e sipër ndaj nuk do të bëjë asgjë publike.

26 Maj 2022, 13:20 Nga DOSJA
VD-Cilët kryebashkiakë do kallëzohen? Manja: Hetimi ka rregulla,
Ulsi Manja

TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja nuk zbuloi asnjë emër të ndonjë nga kryebashkiakët që do të kallëzohen në SPAK, të cilën e paralajmëroi ditë më parë. Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Manja deklaroi se hetimet janë në proces e sipër ndaj nuk do të bëjë asgjë publike. Po ashtu, Manja sqaroi se janë duke u hetuar mbi 333 raste dhe ankesa që lidhen me kryebashkiakë dhe institucione të ndryshme, të cilat do të bëhen publike në ditët në vijim.

Pyetja: Kur do bëhen kallëzimet për kryebashkiakët? 

Manja: Jo nuk bëj publike asnë fakt, hetimi ka rregullat e veta, kemi në trajtim mbi 333 raste apo ankesa jo vetëm për kryebashkiakë por dhe për institucone. Në kohën e duhur sapo të kemi rezultatet do t'i bëjme publike. 

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll