Aktualitet

Policia i mori aparatin, Shkullaku për Dosja.al: Më thanë fshi fotot, po nxin imazhin e Shqipërisë

Pas një komunikimi të reporterit me zëdhënësin e policisë së Shtetit, efektivët ia kanë kthyer aparatin Shkullakut, por me një kusht, të mos bënte më foto e të fshinte ato që kishte.

25 Maj 2022, 13:52 Nga DOSJA
Policia i mori aparatin, Shkullaku për Dosja.al: Më thanë fshi
Gent Shkullaku

TIRANË- Gent Shkullaku, fotoreporteri i Light Studio Agency (LSA) është personi që është dhunuar një natë më parë nga efektivët e Policisë së Shtetit teksa ishte në terren e shkrepte foto nga përplasja mes uniformave të shtetit e huliganëve. Denoncimi u bë fillimisht nga kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, por u konfirmua nga vetë Shkullaku për Dosja.al.

Në një prononcim për Dosja.al, Shkullaku shprehet se ka qenë në krye të detyrës në momentin që efektivët i kanë kërkuar të mos shkrepte më foto pasi në këtë mënyrë po ‘nxinte’ imazhin e Shqipërisë dhe i kanë marrë aparatin. Pas një komunikimi të reporterit me zëdhënësin e policisë së Shtetit, efektivët ia kanë kthyer aparatin Shkullakut, por me një kusht, të mos bënte më foto e të fshinte ato që kishte.

“Thjesht nuk donin të bëheshin foto dhe video sepse thonin po nxini imazhin e Shqipërisë. Më morën aparatin me dhunë dhe pasi fola me zëdhënësin e policisë ma kthyen dukë kërkuar fshirjen e imazheve,”- thotë Shkullaku për Dosja.al.

Sot është finalja Europiane e Conferencë League. Në orën 21:00 Roma-Feyenoord do të përballen në stadiumin ‘Air Albania’ në Tiranë duke e kthyer këtë ndeshje në një moment historik për futbollin shqiptar. Nata e kaluar ishte nën terrorin e sulmeve të tifozëve në Tiranë. Si pasojë e dhunës së ushtruar nga tifozët e të dy skuadrave, u plagosën 10 efektivë dhe u dëmtua një automjet policie. Ndërkohë u shoqëruan 60 persona, 48 tifozë të Romës 12 të Feyenoord.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll