LIVE UPDATES
Aktualitet

FINALJA/ Blindohet Tirana, mijëra tifozë ndahen në kampe, bilanci i përplasjes (MASAT)

Sot priten të vijnë tifozë të tjerë, ndërsa mbrëmja e kaluar pati incidente dhe tensione në të gjithë kryeqytetin.

25 Maj 2022, 07:44 Nga DOSJA
FINALJA/ Blindohet Tirana, mijëra tifozë ndahen në kampe, bilanci
Tifozët

TIRANË- Finalja Evropiane e Conferencë League ka ndezur Tiranën shumë përpara se të nisë ndeshja. Në orën 21:00 Roma-Feyenoord do të përballen në stadiumin ‘Air Albania’ në Tiranë duke e kthyer këtë ndeshje në një moment historik për futbollin shqiptar. Një ditë pas dhunës e terrorit që shkaktuan huliganët në vend, kanë zbarkuar edhe 1100 udhëtarë, kryesisht tifozë të Romës. Ndërkohë që vetë kryeministri Edi Rama tha se pritet të mbërrijnë nga toka e ajri edhe 20 mijë të tjerë. Nga ana tjetër, sot Policia e Shtetit ka bërë edhe bilancin e përplasjeve të ndodhura mes efektivëve e huliganëve një natë më parë që solli terror tek qytetarët shqiptarë. Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Albert Dervishaj tha se në total janë plagosur 19 efektivë policie, një prej të cilëve është qëlluar me thikë. Të tjerët kanë marrë dëme nga goditje me sende të forta. Dervishaj shtoi më tej se gjithashtu kanë mbetur të plagosur edhe 10 tifozë, 5 shqiptarë, 3 italianë dhe 2 holandezë. Dervishaj përmendi dhe episodin e ndodhur tek rruga “Mustafa Matohiti” e njohur ndryshe si ‘Rruga e Salës’ pasi banon kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ku huliganët goditën efektivët. Numri dy i Policisë së Shtetit është shprehur se 80 tifozë huliganë italianë janë përzënë nga Shqipëria një natë pas rrëmujës që shkaktuan. Ai tha se për ta do të ndiqen procedurat përkatëse me Federatën Italiane të Futbollit, për përjashtimin nga ambientet sportive dhe do të merren masa të tjera në zbatim të ligjit.  

Policia e Shtetit u ka bërë thirrje marketeve e lokaleve që sot të mos shesin alkool me gota apo shishe qelqi pasi përbëjnë rrezik të shtuar për shëndetin dhe jetën e qytetarëve në rast përfshirje të konflikteve fizike. Dervishaj kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve të Tiranës që të mos provokohen nga individë apo grupe tifozësh të cilët mund të jenë nën efektin e alkoolit dhe të njoftojnë menjëherë në 112 dhe Komisariatin Dixhital, çdo tentativë të prishjes së rendit dhe sigurisë. Dervishaj apeloi dhe adresoi një thirrje për tifozët italianë dhe holandezë, që të zbatojnë ligjet e shtetit shqiptar dhe të mos konfrontohen me punonjësit e Policisë, përndryshe ligji do të zbatohet me rigorozitet. Në çdo cep të Tiranës do të ketë efektivë policie, të cilët kanë marrë edhe përforcimë nga rrethet, kryesisht Shkodra e Elbasani. Dosja.al ka sjellë foto e video të ndryshme nga kryeqyteti që shihet se është blinduar totalisht për të evituar përplasjet. Tifozët e Romës e Feynoord janë ndarë në zona të ndryshme. Ata të parët janë vendosur tek Amfiteatri, ndërsa huliganët hollandezë tek Pedonalja. Spitalet janë ndarë gjithashtu. “Shefqet Ndroqi” i njohur ndryshe si Sanatariumi është në gatishmëri të holandezëve, ndërsa italianët kanë në dispozicion spitalin e Traumës.

Policia ka marrë masa që të bllokojë rrugët për garantimin e sigurisë gjatë finales mes Romës dhe Feyenoordit. Akses në rrugë do të kenë vetëm mjetet e emergjencës dhe të policisë ndërsa ka ndalim qarkullimi në disa rrugë. Në rast emergjencash, qytetarët duhet të marrin urë ndërlidhëse në mënyrë që të mos ngarkojnë trafiku. Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi edhe kryebashkiaku Erion Veliaj bënë të ditur ditë më parë se në Tiranë do të futen të gjithë personat që disponojnë biletë për të ndjekur ndeshjen. Kryebashkiaku i Roterdamit Ahmed Aboutaleb dhe Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Čeferin janë gjithashtu në Tiranë.

UEFA zgjodhi Tiranën si mikpritëse në dhjetor 2020, një vit pasi stadiumi i ri u hap zyrtarisht dhe përpara se ndonjë ekip të kualifikohej për të hyrë në kompeticionin debutues. Deri në 100 mijë tifozë italianë dhe holandezë priten në Tiranë, edhe pse secilës palë i janë ndarë vetëm 4 mijë bileta për finalen inauguruese të kompeticionit të Kategorisë së tretë Europiane të Klubeve. Kapaciteti në Arenën Kombëtare është rreth 20,000 persona. Rreth 88% e biletave të mbetura janë blerë nga tifozët shqiptarë.

Trofeu i UEFA Europa Conference League, origjinali i të cilit u vendos me 24 maj në qendër, është 57.5 cm i gjatë dhe peshon 11 kg. Ai përbëhet nga 32 shtylla gjashtëkëndore – një për çdo ekip në fazën e grupeve të garës – duke u përdredhur dhe lakuar nga baza e trofeut. Skuadra fituese prezantohet me 40 medalje ari dhe nënkampionët me 40 medalje argjendi. Fituesit gjithashtu fitojnë një vend në fazën e grupeve të UEFA Europa League 2022/23, nëse nuk janë kualifikuar për Ligën e Kampionëve të UEFA-s përmes konkurrencës së tyre vendase.

(a.b;f.m/dosja.al)

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet