Aktualitet

Vrau kolegun/ Zaimit i gjenden 56 fishekë pistolete, në banesë kishte antidepresivë

Në banesë, iu gjet antidepresiv 'Seroquel', i cili përdoret për skizofreni dhe çrregullimet bipolare.

25 Maj 2022, 11:53 Nga DOSJA
Vrau kolegun/ Zaimit i gjenden 56 fishekë pistolete, në banesë
Ludjan Zaimi

TIRANË- Ludjan Zaimit, efektivit 25-vjeçar i cili akuzohet për vrasjen e kolegut të tij, iu janë gjetur në makinë 56 copë fishekë pistolete. Pas krimit të rëndë, policia ushtroi kontrolle në mjetin dhe banesën e tij. Në banesë, iu gjet antidepresiv 'Seroquel', i cili përdoret për skizofreni dhe çrregullimet bipolare.

Ludjan Zaimi qëlloi mbrëmjen e 23 Majit me armë zjarri brenda ambienteve të komisariatit Nr.3 në Tiranë, kolegun e tij, Çaush Saliasi gjatë kohës që po merrnin instruktazhin për turnin e tretë. Të rreshtuar në oborrin e Komisariatit, gati për të pritur direktsionet nga eprorët, të dy janë përfshirë në një sherr, që mendohet se ka nisur për shkaqe banale. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ka nisur sepse Saliasi ironizonte kolegun e tij, që prej më shumë se një viti shërbente në radhët e Policisë së Shtetit. Në dëshminë e tij, autori ka thënë se viktima e ka ngacmuar me fjalë dhe se gjithë kohës që hasej me të, efektivi e bullizonte, deri në momentin që nuk ka duruar më dhe ka nxjerrë armën.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll