Aktualitet

FINALJA/ Rama: Priten 20 mijë vizitorë, mirëpresim mysafirë nga ajri dhe deti

Rama shkruan se ditën e sotme priten që të vijnë në Tiranë mbi 20 mijë vizitorë të tjerë

25 Maj 2022, 12:16 Nga DOSJA
FINALJA/ Rama: Priten 20 mijë vizitorë, mirëpresim mysafirë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga Porti i Durrësit dhe nga aeroporti i Rinasit. Kreu i qeverisë shkruan se ditën e sotme priten që të vijnë në Tiranë mbi 20 mijë vizitorë të tjerë. Sipas tij, qeveria ka standartet më të larta të sigurisë.

POSTIMI:

Shqipëria mirëpret nga ajri dhe deti mysafirët e finales europiane, sipas një protokolli me standardet më të larta të sigurisë, që mban në gatishmëri të gjitha strukturat doganore e policore në Rinas&Durrës dhe natyrisht në Tiranë *gjatë ditës së sotme priten mbi 20.000 vizitorë të tjerë.

Sot është finalja Europiane e Conferencë League. Në orën 21:00 Roma-Feyenoord do të përballen në stadiumin ‘Air Albania’ në Tiranë duke e kthyer këtë ndeshje në një moment historik për historinë e futbollit shqiptar. Si pasojë e dhunës së ushtruar nga tifozët e të dy skuadrave, u plagosën 10 efektivë dhe u dëmtua një automjet policie. Ndërkohë u shoqëruan 60 persona, 48 tifozë të Romës 12 të Feyenoord.

(A.B)/Dosja.al

Sondazh

Poll