Aktualitet

32-vjeçari zihet me truprojat e lokalit në Dhërmi, përfundon në spital

Për pasojë ai ka përfunduar në spital dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

25 Maj 2022, 13:06 Nga DOSJA
32-vjeçari zihet me truprojat e lokalit në Dhërmi,
Foto ilustruese

DHËRMI- Një 32-vjeçar nga Fieri ka mbetur i plagosur pasi është konfliktuar fizikisht me truprojat e një lokali në Dhërmi. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se G. R., 32 vjeç, banues në Fier, për motive të dobëta, është konfliktuar me rojet e sigurisë së një lokali, në fshatin Dhërmi. Për pasojë ai ka përfunduar në spital dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 25.02.2022, rreth orës 11:45, ka shkuar për mjekim në Qendrën Shëndetësore Himarë, shtetasi G. R., 32 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se për motive të dobëta, është konfliktuar me rojet e sigurisë së një lokali, në fshatin Dhërmi. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të ngjarjes.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll