Aktualitet

Vodhi portofolin e të moshuarës, shpallet në kërkim 45-vjeçari në Vlorë

45-vjeçari i identifikuar me inicialet M. N., është banues në lagjen "Hajro Çakërri”, Vlorë.

25 Maj 2022, 13:35 Nga DOSJA
Vodhi portofolin e të moshuarës, shpallet në kërkim
Foto ilustruese

VLORË- Një 45-vjeçar nga Vlora është shpallur në kërkim pasi ka vjedhur portofolin e një  67-vjeçareje.

45-vjeçari i identifikuar me inicialet M. N., është banues në lagjen "Hajro Çakërri”, Vlorë. Ai do të ndqiet penalisht për veprën penale "Vjedhja.  

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, si dhe shpallën në kërkim shtetasin M. N., 45 vjeç, banues në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”, pasi ka vjedhur portofolin e shtetases Q. S., 67 vjeçe.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll