Berisha: Policia dhunon gazetarin, i fshiu fotot që dokumentonin brutalitetin me tifozët
Sipas kryetarit të Partisë Demokratike dokumentohej dhuna e policisë ndaj tifozëve të Romës e Feynoord.
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar dhunimin e një gazetari në Tiranë. Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se efektivët e policisë i kanë thyer aparatin fotografik gazetarit të LSA-së, Gent Shkullaku si dhe i kanë fshirë të gjitha fotot të kishte bërë. Në imazhe, sipas kryetarit të Partisë Demokratike dokumentohej dhuna e policisë ndaj tifozëve të Romës e Feynoord.
POSTIMI I PLOTE
Stop dhunës policeske brutale ndaj mediave! Narko-policia Rama-Çuçi keqtrajton fotoreporterin në detyrë të agjencisë LSA. Ajo i mori foto-reporterit përdhunisht mjetin e punës, aparatin fotografik në të cilin kishte fiksuar skena të brutalitetit të paparë të narko-policëve ndaj tifozëve dhe qytetarëve, dhe i fshiu të gjitha fotot e skenave të dhunës antiligjore dhe krimit shtetëror të falangave të narkos-ve me uniformë. I shpreh solidaritetin tim të plotë reporterit të dhunuar në krye të detyrës të agjencisë LSA. Dënoj me ashpërsinë më të madhe keqtrajtimin e fotoreporterit në detyrë nga narko-policia dhe ju bëj thirrje të gjitha agjencive dhe organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare të mbrojtjes së mediave të denoncojnë Edi Ramën dhe narko-policinë si ndër dhunuesit më kryesorë të lirisë së mediave në Evropë.
Sot është finalja Europiane e Conferencë League. Në orën 21:00 Roma-Feyenoord do të përballen në stadiumin ‘Air Albania’ në Tiranë duke e kthyer këtë ndeshje në një moment historik për futbollin shqiptar. Nata e kaluar ishte nën terrorin e sulmeve të tifozëve në Tiranë. Si pasojë e dhunës së ushtruar nga tifozët e të dy skuadrave, u plagosën 10 efektivë dhe u dëmtua një automjet policie. Ndërkohë u shoqëruan 60 persona, 48 tifozë të Romës 12 të Feyenoord.
(F.m/dosja.al)
Sondazh
Zgjedhje në PS/ 400 kandidatë në garë për kryetar dege, shtyhet afati për aplikim
Partia Socialiste TIRANË- Afati i aplikimeve për kryetar dege brenda Partisë Socialiste është shtyrë deri në datën ...
Kur Berisha porosiste verë kallmet në Shkodër
TIRANË- Lëvizja studentore ishte e natyrshme, ashtu siç kishte ndodhur edhe shumë herë në histori. Ne në Shkodër i n...
Anulohet seanca plenare/ Lajmërimi nga Kuvendi: Do zëvendësohet në datë tjetër
Kuvendi TIRANË- Seanca plenare e planifikuar për këtë të enjte është anuluar. Parlamenti njofton se seanca do të z&...
VD-"Kush e bëri hapin e parë?"/ Pajtimi me Kim, Meta: S'shoh asnjë problem...
Ilir Meta TIRANË- Presidenti Ilir Meta nuk ka preferuar të tregojë se kush e ka marrë hapin e parë për pajtimin me ambasador...
VD-Zgjedhja e pasardhësit, Meta: Kuvendi të bëjë punën e tij, Opozita më e mirë janë shqiptarët
Ilir Meta TIRANË- Presidenti Ilir Meta nuk ka bërë komente në lidhje me zgjedhjen e pasardhësit të tij. Në një pro...
Berisha: Rama me urdhër të Beogradit arreston Ismail Morinën, kërkoj lirimin e tij
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë publike lajmin se është arrestuar Ismail Morina. Me anë të...
VD-Trafikimi i qenieve njerëzore, Kim: Shqipëria ka ende punë për të bërë, SHBA s'ndalon ndihmën
Yuri Kim TIRANË- Ambasadorja Yuri Kim deklaroi ditën e sotme se Shqipëria ka punë për të bërë në kuadër t...
Meta dhe Kim në një forum, Kryemadhi nxjerr telefonin, i filmon
Monika Kryemadhi TIRANË- Presidenti Ilir Meta ndodhet në “Forumin e Lirisë Ballkanike” ku po flitet për “Trendin...
FOTOT- Meta dhe Kim shtrëngojnë duart e ulen në një tavolinë, 'i ndan' Osmani
Yuri Kim dhe Ilir Meta TIRANË- Pavarësisht ndasive e përplasjeve, Presidenti Ilir Meta dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të...
VD-Trafikimi i qenieve njerëzore, Osmani: Rrjetet kriminale kanë shfrytëzuar mungesën e rendit
Vjosa Osmani TIRANË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi ditën e sotme se rrjetet kriminale kanë shfrytëzuar mungesnë...


