Aktualitet

Jo vetëm nga Elbasani, zbulohet numri i efektivëve që do të vijë në kryeqytet nga Shkodra

Në çdo cep të Tiranës ka efektivë.

25 Maj 2022, 13:38 Nga DOSJA
Jo vetëm nga Elbasani, zbulohet numri i efektivëve që do të
Forcat e policisë në Tiranë

TIRANË- Në Tiranë, si mbështetje për ruajtjen e qetësisë gjatë ndeshjes Roma-Feynoord do të vijnë edhe efektivë nga Shkodra. Mësohet se ne total janë nisur 50 efektivë nga ekipi i forcave “Shqiponja” në Shkodër.

Më herët, Dosja.al raportoi se nga Elbasani ka ardhur një autobus me rreth 50 efektivë si dhe tre grupe të “Shqiponjave”.

Sot është finalja Europiane e Conferencë League. Në orën 21:00 Roma-Feyenoord do të përballen në stadiumin ‘Air Albania’ në Tiranë duke e kthyer këtë ndeshje në një moment historik për futbollin shqiptar. Nata e kaluar ishte nën terrorin e sulmeve të tifozëve në Tiranë. Si pasojë e dhunës së ushtruar nga tifozët e të dy skuadrave, u plagosën 10 efektivë dhe u dëmtua një automjet policie. Ndërkohë u shoqëruan 60 persona, 48 tifozë të Romës 12 të Feyenoord.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll