Aktualitet

Përforcimet për ndeshjen/ Autobusi me efektivë nga Elbasani niset drejt Tiranës

Policë rendi dhe tre grupe të “Shqiponjave” do të jenë të pranishëm në kryeqytet. 

25 Maj 2022, 10:58 Nga DOSJA
Përforcimet për ndeshjen/ Autobusi me efektivë nga Elbasani niset
Policia Elbasan

ELBASAN- Tirana është e mbushur me tifozë holandezë dhe italianë. Kur kanë mbetur dhe pak orë nga finalja e madhe në stadiumin 'Air Albania', përforcime po vijnë nga Elbasani. Policia e Elbasanit ka vendosur t’i vijë në ndihmë Tiranës duke i dërguar një autobus me efektivë policie në mbështetje të kolegëve të tyre. Policë rendi dhe tre grupe të “Shqiponjave” do të jenë të pranishëm në kryeqytet. 

Përforcimet po vijnë në kuadër të dhunës dhe përleshjes që nisën që nga mbrëmja e djeshme mes tifozëve të dy vendeve. 30 persona përfunduan në spital me dëmtime të lehta, në mesin e të cilëve dhe policë. 

Sot është finalja Europiane e Conferencë League. Në orën 21:00 Roma-Feyenoord do të përballen në stadiumin ‘Air Albania’ në Tiranë duke e kthyer këtë ndeshje në një moment historik për historinë e futbollit shqiptar. 

(A.B)/Dosja.al

Sondazh

Poll