Politike

McAllister në Tiranë: Shqipëria gati për në BE, zero koment për Berishën e ndarjen nga RMV

I pyetur për arrestimin e dy ish-ministrave Saimir Tahiri e Lefter Koka si dhe të ish-deputetit të Partisë Socialiste, Alqi Bllako, McAllister tha se drejtësia duhet inkurajuar që të vijojë në të njëjtën mënyrë.

24 Maj 2022, 14:10 Nga DOSJA
McAllister në Tiranë: Shqipëria gati për në BE, zero
David McAllister, Ilir Meta, Jorida Tabaku

TIRANË- Kreu i Komitetit për Punën e Jashtme në Parlamentin Europian, David McAllister ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Tiranë bashkë me gjashtë eurodeputetë. në lidhje me integrimin e vendit në Shqipëri, McAllister tha se Shipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet. I pyetur në lidhje me deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili është shprehur se do të kërkojë ndarjen e vendit nga Maqedonia e Veriut nëse në qershor nuk merr një ‘OK’, McAllister nuk preferoi të bënte komente. Ai tha se qëllimi i tyre është të përmbushin planin ‘A’, pra integrimin e dy vendeve, duke shtuar se planet ‘B’ dhe ‘C’ që mund të kenë politikanët mirë do të ishte që të mos thuheshin as në publik.

Eurodeputeti iu shmang edhe pyetjes për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili është rikthyer në krye të Partisë Demokratike, duke thënë se nuk ishte vendi e koha e duhur për të bërë komente në lidhje me situatën në PD. I pyetur për arrestimin e dy ish-ministrave Saimir Tahiri e Lefter Koka si dhe të ish-deputetit të Partisë Socialiste, Alqi Bllako, McAllister tha se drejtësia duhet inkurajuar që të vijojë në të njëjtën mënyrë.

David McAllister zhvilloi një takim edhe me Presidentin Ilir Meta. Ishte ky i fundit ai që ka ndarë pamjet nga takimi me kryetarin, të cilit i ka rikonfirmuar mbështetjen ndaj anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kreu i shtetit thekson se i ka siguruar se shqiptarët kanë besim te projekti europian, të cilën e konsiderojnë si alternativën më të mirë dhe të vetme për një të ardhme të paqtë e të begatë. Meta thotë se theksoi domosdoshmërinë e forcimit të institucioneve demokratike, shtetit ligjor dhe respektimit të të drejtave të njeriut, si shtyllat kryesore të funksionimit të shtetit në një vend që aspiron anëtarësimin në BE. Më pas, McAllistër takoi edhe deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ku u diskutua mbi rezolutën për Shqipërinë të Parlamentit Europian. Tabaku tha se sundimi i ligjit është problemi tjetër që cënon demokracinë në Shqipëri, krimi i organizuar, lufta ndaj korrupsionit dhe pandëshkueshmëria gjithashtu. Eurodeputeti takoi një ditë më parë kryeministrin Edi Rama, me të cilin diskutuan për reformat gjyqësore dhe reformat e tjera, rekomandimet e rezolutës së PE dhe integrimin rajonal.

Përbërja e delegacionit që erdhi

David McALLISTER  (EPP, Gjermani), Kryetar i Komisionit për Punët e Jashtme dhe Kryetar i delegacionit

Željana ZOVKO  (EPP, Kroaci), Zëvendëskryetare e Komisionit për Punë të Jashtme

Hildegard BENTELE  (EPP, Gjermani)

Isabel SANTOS  (S&D, Portugali)

Thijs REUTEN  (S&D, Hollandë)

Thomas WAITZ  (Të Gjelbrit/EFA, Austri)

Angel DZHAMBAZKI  (ECR, Bullgari).

(f.m/dosja.al)

Sondazh

Poll