Politike

VD-Pastrimi i parave, Çela: S'po bëhet mjaftueshëm, shqetësuese pasi po burojnë nga...

Çela se vlerësimet janë për nivele shqetësuese të qarkullimit të parave që burojnë nga aktivitete të paligjshme.

24 Maj 2022, 13:50 Nga DOSJA
VD-Pastrimi i parave, Çela: S'po bëhet mjaftueshëm,
Olsian Cela

TIRANË- Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka ngritur alarmin e fenomenit të pastrimit të parave. Para Këshillit Kombëtar të Integrimit, Çela se vlerësimet janë për nivele shqetësuese të qarkullimit të parave që burojnë nga aktivitete të paligjshme.

'Sa i përket pastrimit të parave, me gjithë masat që janë marrë dhe ka një përmirësim të shifrave jam i mendimi se nuk behët mjaftueshëm në këtë drejtim. Të gjitha vlerësimet janë për nivele  shqetësuese të qarkullimit të parave që burojnë nga aktivitete të paligjshme. Ndërkohë që  forca goditëse nuk është në nivelin e duhur. Kemi bërë përpjekje maksimale si ne ngritjen e strukturave, me trajnime dhe forcimin e kapaciteteve. Por nuk është bërë sa duhet. Ka nevojë për ridimensionim të angazhimit të cdo strukturë për luftën kundër pastrimit të parave.'-tha Çela.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll