Politike

VD-Kraja: Ka korrupsion dhe pastrim parash në të gjitha fushat, duhet punë e madhe për t'i luftuar

Kraja vuri theksin te korrupsioni dhe pastrimi i parave, duke mos mohuar se ekzistojnë në të gjitha fushat. 

24 Maj 2022, 13:50 Nga DOSJA
VD-Kraja: Ka korrupsion dhe pastrim parash në të gjitha fushat, duhet
Arben Kraja

TIRANË- Kreu i Prokurorisë kundër Krimit dhe Korrupsionit, Arben Kraja deklaroi në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit se është kundër ndryshimeve të shpeshta ligjore. Po ashtu, ai vuri theksin te korrupsioni dhe pastrimi i parave, duke mos mohuar se ekzistojnë në të gjitha fushat. 

'Ka korrupsion në të gjitha fushat, ka pastrim parash. Duhet punë e madhe për t'i luftuar dhe duhet kordinim i gjithanshëm, duhet kordinim nga shoqëria. Pjesën e korrupsionit, kemi dhënë shifra konkrete të atyre që janë dënuar, janë në rritje në mënyrë të vazhdueshme.'- deklaroi Kraja.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll