Politike

VD-'21 Janari'/ Tabaku: Duam të dimë kur do arrestohet X ministër. Balla: E di për kë e kam...

Tabaku kërkoi nga Kraja informacion që të dijë se kur do të arrestohet një ministër.

24 Maj 2022, 15:23 Nga DOSJA
VD-'21 Janari'/ Tabaku: Duam të dimë kur do arrestohet X
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, Arben Kraja në Këshillin Kombëtar të Integrimit u pyetu për 21 janari, por ai ka refuzuar të japë informacione. Përfaqësues nga opozita, por edhe nga mazhoranca kërkuan nga kreu i SPAK që të flasë për çështje konkrete dhe jo për çështje të përgjithshme. Tabaku kërkoi nga Kraja informacion që të dijë se kur do të arrestohet një ministër.

REPLIKAT:

Kraja: Unë do të ndihem i qetë kur situatë të sqarohet, të bëhen hetimet e nevojshme dhe pastaj të merret një vendim. Nuk është se ka diferencime në një drejtim apo drejtim tjetër. Në çështjen që kemi në hetim që lidhen me fondet publike ne kërkojmë informacione nga KLSH, i cili na ndihmon për të sqaruar çështjet.

Enkelejd Alibeaj: Si ndiheni ju teksa kur Rama ministri i Drejtësisë që mbartin ngarkesë të qartë politikë kërcënojnë apo japin direktiva kur duhet ta bëjë punën SPAK apo Prokuroria e Përgjithshme?

Jorida Tabaku: Ne të gjithë duam që Kraja të na thotë kur do arrestohet X ministër nga ana ime, Balla nga ana e vet.

Taulant Balla: Ti e di për kë e kam unë!

Jorida Tabaku: Informacioni i përgjithshëm nuk është lajm.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll