Politike

Meta pret ambasadorin e ri të Algjerisë, velrëson marrëdhëniet tradicionale mes dy vendeve

Presidenti Meta i uroi suksese Ambasadorit Mahieddine Djeffal për përmbushjen e misionit diplomatik në Shqipëri dhe i shprehu vullnetin për forcimin e marrëdhënieve miqësore tradicionale mes dy vendeve tona, në fushat me interes reciprok në planin dypalësh politik, ekonomik, tregtar, turizëm e kulturë.

24 Maj 2022, 14:13 Nga DOSJA
Meta pret ambasadorin e ri të Algjerisë, velrëson
Mahieddine Djeffal dhe Ilir Meta

TIRANË- Presidenti i vendit Ilir Meta ka pritur në një takim Ambasadorin e ri të Algjerisë, Mahieddine Djeffa, i cili i ka dorëzuar letrat Kredenciale.

Presidenti Meta i uroi suksese Ambasadorit Mahieddine Djeffal për përmbushjen e misionit diplomatik në Shqipëri dhe i shprehu vullnetin për forcimin e marrëdhënieve miqësore tradicionale mes dy vendeve tona, në fushat me interes reciprok në planin dypalësh politik, ekonomik, tregtar, turizëm e kulturë.

Kryetari i Shtetit dhe Ambasadori Djeffal vlerësuan marrëdhëniet tradicionale mes dy vendeve dhe dëshirën për vazhdimin dhe zhvillimin e tyre në të ardhmen.

Presidenti Meta dhe Ambasadori Djeffal vlerësuan rëndësinë e bashkëpunimit në planin shumëpalësh, në kuadër të organizatave ndërkombëtare dhe nismave rajonale mesdhetare, veçanërisht në kuadër të OKB-së, gjatë mandatit 2-vjeçar të Shqipërisë, si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll