Politike

Kërkesa e Kosovës për KiE, Tabaku: Nuk ka anëtarësim të Ballkanin në BE pa të

Në fjalën e saj Tabaku tha se nuk mund të ketë anëtarësim të plotë të Ballkanit pa Kosovën, duke theksuar se Shqipëria do të jetë mbështetëse kryesore për të.Tabaku:

24 Maj 2022, 13:51 Nga DOSJA
Kërkesa e Kosovës për KiE, Tabaku: Nuk ka anëtarësim
Rrezarta Krasniqi dhe Jorida Tabaku

TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Integrimit Europian Jorida Tabaku ka zhvilluar një takim me homologen e Kosovës Rrezarta Krasniqi ku diskutuan rreth bashkëpunimit dypalësh në rrugën e integrimit.

Në fjalën e saj Tabaku tha se nuk mund të ketë anëtarësim të plotë të Ballkanit pa Kosovën, duke theksuar se Shqipëria do të jetë mbështetëse kryesore për të.

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës është një lajm i mirë që si shqiptarë po e prisnim këtë muaj. Dua të përgëzoj shtetin e Kosovës për standartet e larta që ka vendosur lidhur me luftën ndaj korrupsionit, zhvillimin e zgjedhjeve, treguesve të demokracisë dhe politikbërjen, që duhet të jenë patjetër një leksion për qeverinë Shqiptare, që nga ana tjetër, nuk gëzohemi dot në të njëjtën mënyrë, pasi nuk tregon të njëjtin standart në këta tregues.”, -tha ajo.

Tabaku theksoi se  Këshilli i Intregimit në Kuvendin e Shqipërisë e ka si obligim që të mbështesë çdo proces integrimi të Kosovës madje duhet të jetë iniciatori dhe përkrahësi kryesor i tyre.

Republika e Shqipërisë e ka për detyrë se çfarë të jetë në dorën tonë, përsa i përket procesve të integrimit, ku Shqipëria është pjesë e strukturave ku Kosova po aderon, duhet të jetë e hapur për bashkëpunim dhe pse jo, edhe lider i këtyre proceseve”, shtoi ajo.

Tabaku theksoi procesin e suksesshëm që Kosova ka kaluar pas përfundimit të luftës dhe ka patur rezultate të kënaqshme ndaj dhe meriton anëtarësimin në çdo strukturë ndërkombëtare.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll