Politike

“Ishte e sukseshme", Dendias komenton vizitën e tij në Shqipëri: Çështja çame nuk ekziston

24 Maj 2022, 15:10 Nga DOSJA
“Ishte e sukseshme", Dendias komenton vizitën e tij në
Nikos Dendias

GREQI- Ministri i Jashtëm grek ka komentuar vizitën e tij ditën e djeshme në Tiranë ku zhvilloi takime me homologen Olta Xhaçka dhe kryeministrin e vendit Edi Rama.

Sipas Protothemës, lidhur me vizitën në Shqipëri, ai komentoi se ishte jashtëzakonisht e suksesshme dhe u diskutua në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimin e projekteve në fusha të ndryshme.

Ai u pyet dhe për deklaratën e Xhaçkës në lidhjem me ligjin e luftës dhe pronat e çamëve për të cilën u shpreh se përgjigjen e dha në moment dhe nuk ka komente shtesë.

Marrëdhëniet greko-shqiptare nuk do të jenë peng i një çështjeje që nuk ekziston”, tha ai. Në një konferencë të përbashkët me ministren shqiptare Olta Xhaçka, kjo e fundit kërkoi që çështja e hapërsirave detare duhet të jetë shembull për mënyrën se si duhet të trajtojnë edhe çështje të tjera, siç është abrogimi i Ligjit të Luftës apo çështjes së pronave të çamëve.

Jashtëzakonisht të suksesshme e ka konsideruar ministri i jashtëm Grek Dendias vizitën në Tiranë. Duke folur për mediat greke ai ka thënë se përgjigjen homologes shqiptare që i përmendi çështjen çame ia dha aty për aty.

“Përgjigjja është dhënë aty për aty. Marrëdhëniet greko -shqiptare nuk do të jenë peng i një çështjeje që nuk ekziston,”-shtoi ai. 

Ndërsa, në përgjigje, Dendias tha se nuk mund të flasin për çështje që nuk ekzistojnë, referuar çamëve. Edhe për Ligjin e Luftës, Dendias u tregua i prerë kur tha se nëse vijohet me këtë kërkesë, Greqi mund të vendosë të tjera çështje që do të ishin në dëm të integrimit tonë në BE.

Ç'është ligji i luftës?

Ky ligj famëkeq, i miratuar në tetor 1940, kur Italia e Musolinit sulmoi Greqinë nga territori i Shqipërisë së pushtuar prej tij në pranverën 1939, është "de jure" sot e kësaj dite në fuqi. Më konkretisht: ky ligj do të thotë që Shqipëria për Greqinë është një vend armik! Armiqësi paradoksale ndaj një vendi anëtar të NATO-s, me të cilin në 1996, Greqia nënshkroi Traktatin e Bashkëpunimit dhe Fqinjësisë së Mirë. Në këtë ligj përshkruhen me hollësi sasia e pronave dhe pasurive, bllokohen si efekt dëmshpërblimi. Çështja e pronave të bllokuara të shqiptarëve vazhdon të mbetet një proces i ngrirë si vetë procedura me këtë Ligj. Për më tepër që ky Ligj është bazamenti juridik edhe i disa ligjeve dhe akteve të tjera juridike e normative që ka marrë Athina për çështjen e pronave të shtetëzuara dhunshëm të shqiptarëve që në fillimin e viteve ‘40.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll