Politike

VD-'Non-grata' në gjykatën franceze, Berisha: Ka 2 faktorë kundër meje

Berisha tha se janë disa faktorë që mund ta penalizojnë në gjyqin që ka hapur në Francë kundër sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken.

20 Maj 2022, 12:55 Nga DOSJA
VD-'Non-grata' në gjykatën franceze, Berisha: Ka 2
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se janë dy faktorë kundër tij në gjyqin që ka hapur në Francë. Gjatë konferencës për gazetarët, Berisha tha se janë disa faktorë që mund ta penalizojnë në gjyqin që ka hapur në Francë kundër sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken, pas shpalljes non-grata nga Uashingtoni.

DEKLARATA: Me gjyqin në Francë po e ndjek me shumë angazhim avokati im, të cilit i kam dhënë besiminn e plotë, por siç kam njoftuar ka faktor pro dhe kundër. Kundër meje është se as unë dhe as sekretari i shtetit nuk jemi shtetas francez, dhe as shtetas të BE, dhe kjo nuk është në favor. Po ashtu nuk është pozitiv fakti që sekretari i shtetit ka imunitet. Faktorë pro meje janë që shpifja dënohet aty ku del, edhe në Shqipëri mund të dënohej, ku njerëzit e dëgjojnë, e lexojnë dhe ti je viktimë e shpifjes.

Së dyti, vërtetë sekretari i shtetit, është njeri me imunitet, por shpifja në themel nuk hyn te veprimtaria zyrtare, psh, në Kushtetutën e Shqipërisë, ka një nen që të thojë se shpifja nuk mbrohet. Kjo mbetet në dorë të gjykatës, se si do të vendoset unë nuk e di, por procedura ligjore do të jetë e pandërprerë.

 Në rast se Gjykata thotë se nuk je shtetas francez, atëherë pasi të studioj përgjigjen, do të shoh hapësira të tjera. Do e ndjek në dy rrugë problemin, gjyqësore dhe rrugën e transparencës, janë deri sot 45 publikime në mediat e SHBA dhe vendeve të tjera, që kanë faktuar se nuk ka asnjë provë për atë vendim.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll