Politike

VD-Ç'do bëhet me Teatrin Kombëtar? Zotohet Berisha: Do ndërtohet siç ka qënë

Berisha premtoi se projekti do të rindërtohet siç ka qënë, me të njëjtat materiale. 

20 Maj 2022, 13:16 Nga DOSJA
VD-Ç'do bëhet me Teatrin Kombëtar? Zotohet Berisha: Do
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se Teatri Kombëtar do të rindërtohet siç ka qënë më parë. Gjatë konferencës për mediat, Berisha tha se ndërtesa e Teatrit ishte dinjitoze e u bë rrafsh kulturor nga qeveria. Po ashtu, Berisha premtoi se projekti do të rindërtohet siç ka qënë, me të njëjtat materiale. 

Pyetje: Keni një plan për Teatrin? I qëndroni planit të Bashës?

Berisha: Teatri, i garantoj zotit Budina, shpreh nderimin dhe i them se do ndërtohet një për një siç ka qënë projekti, me të njëjtën formë aty ku ka qënë. Ajo ishte ndërtesë dinjitoze, dëshmi e një akti hajdutllije të paimagjinueshme, ky shtet bëri ligjin fusha, bën gjithçka duke dëshmuar se sa të shplarë në rafshin kulturor janë këta drejtues. Sic jam informuar unë, materialet e ndërtimit edhe sot prodhohen, projekti ekziston, teatrit do të ngrihet sic ka qënë. 

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll