Politike

VD-8 emrat e PD për President, Berisha: Parodi e neverishme, keqpërdorim i Ramës

Berisha tha se ajo që po bëhet me procesin e zgjedhjes është parodi e neveritshme

20 Maj 2022, 12:52 Nga DOSJA
VD-8 emrat e PD për President, Berisha: Parodi e neverishme,
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet ditën e sotme se si i duken emrat e propozuar për President nga ana e opozitës. Berisha tha se ajo që po bëhet me procesin e zgjedhjes është parodi e neveritshme e keqpërdorur nga kryeministri Edi Rama. 

'Ju shikoni një parodi të neveritshme, keqpërdorim të Ramës të individëve të caktuar, se për disa arsye pranojnë të poshtërohen nga Rama, ata nuk përfaqësojnë asgjë nuk partia demokratike. Bazuar në praktikën e mëparshme, kemi bërë të qartë para jush qëndrimet tona, cdo gjë që Rama bën me Ali-Bashën, është një praktike do thosha e denigrimit e shpërfytyrimit të një njeriu që një zot e di se cfarë hallesh kanë dhe që ndodh sic e patë mbrëmë të përgënjeshtrohen flakë për flakë në studio televizive për mashtrime që kanë bërë, është mjerim politik. E kanë vetë përgjegjësinë.Kur diskutuam për Presidentin nuk ka ardh Gramoz Ruci por Rama në takim, nuk vendosin ata që nuk përfaqësojnë që janë të shkarkyar nga cdo funksion, mund të dalin të recitojnë gjithë ditën por nuk kanë asnjë tagër, Rama të vazhdojë rrugën, nuk thashë bojkot. Nuk ka bojkot, nuk mund të bëhemi pjesë e një procedure që është e bazuar në fallco-opozitë.'- tha Berisha. 

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll