Politike

VD-'Shqipëria anëtar i asociuar i BE'/ Rama: Mbështes vizionin e Macron

Rama u shpreh se nëse kjo ndodh, do t'i japë fund të gjitha spekulimeve se BE po e mban larg Shqipërinë. 

20 Maj 2022, 12:33 Nga DOSJA
VD-'Shqipëria anëtar i asociuar i BE'/ Rama: Mbështes
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se e mbështet vizionin e Presidentit të Francës, Emanuel Macron që vendi ynë të jetë anëtar i asociiuar i Bashkimit Europian. Gjatë konferencës së përbashkët me presidentin e Këshillit Europian, Rama u shpreh se nëse kjo ndodh, do t'i japë fund të gjitha spekulimeve se BE po e mban larg Shqipërinë. 

'Ne kemi të tjera detyrime se nuk jemi akoma anëtarët të plotë, ideja e një anëtari të asociiuar të BE po merr akoma dhe më shumë mbështetje. Nuk e di sesi dhe kur do të materializohet, unë e mbështes vizionin e presidentit të Francës, për këtë komunitet të ri, që vjen më shumë sot në rendin e ditës për atë që po ndodhj në Ukrainë. Për sa na takon ne jemi më afër BE, e nëse do të vijë dita që të jemi anëtar të asociuar të BE, do i japë fund të gjitha spekulimeve, paranojave se BE po na mban larg, e se s'do të na fusi e kështu e ashtu, mendoj se është gjë fantastike.'- tha Rama. 

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll