Politike

VD-Dvorani dhe Ina Rama për President? Berisha: Janë subjekte të ndjekjes penale

Berisha deklaroi se Dvorani dhe Rama janë subjekte të ndjekjes penale. 

20 Maj 2022, 12:55 Nga DOSJA
VD-Dvorani dhe Ina Rama për President? Berisha: Janë subjekte të
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha i quan propozimet e Ardian Dvoranit dhe Ina Ramës si veprime kundër Kushtetutës. Sipas tij, Dvorani dhe Rama janë të dy subjekte të ndjekjes penale. 

Pyetja: Maxhoranca do të propozojë 2 njerëz që vijnë nga sistemi i drejtësië, Dvorani dhe Ina Rama, nëse zgjidhen cili do të jetë qëndrimi? 

Berisha: Qe të dy janë subjekt ndjekje penale për veprimtarinë e tyre në detyrë, Dvorani ka fshehur 82 mijë euro, ai ka kontratën e apartamentit për 92 metër katëror, kur rezulton 128 m katëror. Dvorani ka deklaruara se Albtelekom i ka paguar 17 mijë euro për deklarimet e apartamentit. Ai është simbol më i nxirë i korrupsionit të gjyqësorit. Ina Rama mori pjesë në pucin e 21 janarit, ajo ndërmori një akt të zinxhirit të komandës me qëllimin e vetëm se dështimi i fazës së parë të kishte sukses në fazën e 2, ka kryer një veprimtari antikushtetuese e cila nuk parashtrohet kurrë. 

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll