Politike

VD-Nëse vjen Berisha, PD duhet të pezullohet nga PPE, ish-kryeministri: Gaboi!

Berisha u shpreh se ai ia lejon vetes që të ndërhyjë në një proces të lirë kur nuk është i bazuar në fakte. 

20 Maj 2022, 12:37 Nga DOSJA
VD-Nëse vjen Berisha, PD duhet të pezullohet nga PPE,
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha e quan deklaratën e Gunther Krichbaum si gabim. Gjatë konferencës me gazetarët, Berisha u shpreh se ai ia lejon vetes që të ndërhyjë në një proces të lirë kur nuk është i bazuar në fakte. 

'Ishte angazhim personal. Unë me qëllimet e mia e kam të qartë se një deputet i Bundestag i lejon vetes, ose mendon se mund të ndërhyjë në një proces të lirë, aq më tepër kur e bën të pabazuar në një vendim të marrë prej lobimeve, nuk e quaj një zgjedhje të goditur, por duke thënë këtë e ftoj të ndërmarrë një hetim në të gjitha arkivat e shtetit të tij, për të faktuar shpifjen e Sorosit do e vlerësoja një gjë të tillë.'- tha Berisha. 

Deputeti kristiandemokrat në Parlamentin Gjerman, Gunther Krichbaum ka bërë një deklaratë kundër ish-kryeministrit Sali Berisha. Në një intervistë për Detutche ëelle ai ka qenë mjaft i prerë për rikthimin e Berishës në krye të PD, duke u shprehur se rrezikohet anëtarësimi në nivel të Partisë Popullore Evropiane.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll