Politike

Raporti i FMN-së, Meta: Bordet e monitorimit të çmimeve janë një propagandë e qeverisë

Në një postim në Facebook Meta ka zhvlerësuar rolin e bordeve të monitorimit të çmimeve të ngritur nga qeveria duke i quajtuar ato si të padobishme dhe që shërbejnë vetëm si propagandë e qeverisë.

20 Maj 2022, 13:00 Nga DOSJA
Raporti i FMN-së, Meta: Bordet e monitorimit të çmimeve
Ilir Meta

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka komentuar deklaratën e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) e cila në raportin e saj cilësonte se Shqipëria po përballet me dy goditje për ekonominë e saj, rritjen e çmimeve dhe rrezikun e financimit të huaj të borxhit publik.

Në një postim në Facebook Meta ka zhvlerësuar rolin e bordeve të monitorimit të çmimeve të ngritur nga qeveria duke i quajtuar ato si të padobishme dhe që shërbejnë vetëm si propagandë e qeverisë.

"Monitorimi i çmimeve nga bordet i ka shërbyer vetëm propagandës së Qeverisë dhe nuk ka mbrojtur realisht qytetarët dhe në veçanti shtresat në nevojë, nga barra e rëndë e rritjes të kostos së jetës. Në vlerësimin dhe sugjerimin tim ka qenë nevoja e politikave për mbrojtjen sociale nëpërmjet indeksimit të pagave, të pensioneve dhe të ndihmës ekonomike."-shkroi Meta.

(D.a/dosja.al)

Sondazh

Poll