Politike

VD-Gjermania kundër Ballkanit të Hapur? Rama: Ushqim për konsum lokal

Rama tha se Gjermania nuk është kundër por kërkon që nisma të jetë gjithëpërfshirëse. 

20 Maj 2022, 12:26 Nga DOSJA
VD-Gjermania kundër Ballkanit të Hapur? Rama: Ushqim për konsum
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i quan lajmet se Gjermania është kundër Ballkanit të Hapur si ushqim për konsum lokal. Gjatë konferencës së përbashkët me Presidentin e Këshillit Europian, Rama tha se Gjermania nuk është kundër por kërkon që nisma të jetë gjithëpërfshirëse. 

'Ishin gjysëm milioni shqiptarë që u shprehën e thanë se me mbylljen e Presidencës Franceze kjo nuk zgjidhet, atëherë ne do të dalim nga rrezja e konfliktit, do i drejtohem të gjithëve, e kam bërë të qartë se ky do të jetë qëndrimi ynë, por deri në fund kur të bëhet mbledhja e KE, qëndrimi ynë është që të hapen negociata për të dyja, për Ballkanin e Hapur, isha dje në Berlin, kisha takime me të gjithë, miti që Gjermania është kundër Ballkanit te Hapur është një ushqim për konsum lokal, Gjermania nuk është kundër por kërkon që nisma të jetë gjithëpërfshirëse, të gjithë janë të inkurajuar që të vijnë. Ballkani i Hapur është një nismë, mori shembullin e ... synon implementimin e të gjithë të futen. Procesi i Berlinit, nuk mund ta implementojë as KE, por ne qeveritë këtu, prandaj është krijuar Ballkani i Hapur. Nuk mund të mbahen peng shtetet, e kam sjellë disa herë shembullin, Gjermania i kërkoi falje Francës kur erdhi.. por deri atëherë ndodhën shumë gjëra të tjera, nuk filloi nga falja por nga bashkëpunimi, këtë do bëjme dhe ne. '- tha Rama. 

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll