Politike

VD-FMN propozoi shkrirjen e Bordit, Berisha: Të ndërhyhet me urgjencë për çështjen e borxhit

Berisha deklaroi se e mbështet deklaratën e FMN-në e cila kërkon shkrirjen e Bordit të Transparencës. 

20 Maj 2022, 13:17 Nga DOSJA
VD-FMN propozoi shkrirjen e Bordit, Berisha: Të ndërhyhet me
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Beisha kërkon ndërhyrje të menjëhershme për çështjen e borxhit. Gjatë konferencës për mediat, Berisha deklaroi se e mbështet deklaratën e FMN-në e cila kërkon shkrirjen e Bordit të Transparencës. 


'Deklarata e FMN-së. E përshëndes këtë deklaratë. Këtu çdo javë unë kam denoncuar bordet e turpit. Bordet të cilat janë shndërruar në parzmore të korrupsionit qeveritar dhe klientelës së qeverisë. Vendet e lira kanë të qartë se çdo rritje e çmimeve duhet të shoqërohet me indeksimin e tyre. Është një ligj pothuaj në sineakuanon. Dikaturat, autokracitë ndjekin praktika të tjera. Edi Rama me një grusht biznesmenësh ka krijuar borxhet për të hequr përgjegjësitë e veta për të legjitimuar rritje çmimesh krejtësisht të pamotivuara për të larë duart nga çdo lloj ndihme për qytetarët të cilët po shkojnë drejt mungesave të mëdha në ushqime dhe ilaçe. E falënderoj FMN-në për këtë sikundër u bëj thirrje institucione “Bretton ëoods” të ndërhyjnë me urgjencë për çështjen e borxhit të kësaj qeverie të papërgjegjshme, borxhet dhe detyrimet e kësaj qeverie kanë arritur në 107% dhye nuk ka asnjë kufizim në shpenzimet e luksit, shpenz8imet abuzive të qeveritarëve. Vetëm për festivitet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave janë marrë 700 milionë lek,  janë dhënë Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë Tiranë në kulmin e krizës, në kulmin e rritjes së çmimeve. Ka ardhur koha që të zbarkojnë dhe të konsiderojnë largimin nga artikulli i katërt dhe marrja në vëzhgim të plotë të gjendjes ekonomike financiare nga FMN. Përndryshe, Shqipëria po ecën e sigurt drejt një kolapsi të rrezikshëm ekonomik me problem madhore në një të ardhme të afërt. '- deklaroi Berisha.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll