Politike

VD-A e përdori PD për të justifikuar non-gratën? Berisha: Partia më ka penguar

Berisha deklaroi se aktiviteti i tij politik në PD e ka penguar në aspektin e kohës. 

20 Maj 2022, 12:43 Nga DOSJA
VD-A e përdori PD për të justifikuar non-gratën? Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh ditën e sotme se partia e ka penguar që të tregojë pafajësinë e tij në akuzat që janë ngritur ndaj tij. Gjatë konferencës për mediat, Berisha deklaroi se aktiviteti i tij politik në PD e ka penguar në aspektin e kohës. 

Pyetje: A e përdorët ju PD për të justifikuar non gratën? 

Berisha: Unë ju them se aktiviteti im politik, në PD për faktorin kohë vetëm më ka penguar sepse po të mos isha marrë me këtë aktivitet, unë mendoj se jo me gjykatat se ecën, por në rafshin e transparencës do të kisha bërë shumë më tepër, ata që flasin flasin pa një bazë. 

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll