Politike

VD-Integrimi në BE, Charles Michel: Angazhimi ynë nuk ka ndryshuar

Michel shprehu mbështetjen për procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian

20 Maj 2022, 12:11 Nga DOSJA
VD-Integrimi në BE, Charles Michel: Angazhimi ynë nuk ka ndryshuar
Charles Michel

TIRANË- Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel deklaroi ditën e sotme se vizita e sotme në Tiranë është një moment kyç për negociatat. Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Michel shprehu mbështetjen për procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian, si dhe shtoi se angazhimi i tyre nuk ka ndryshuar. 

'Faleminderit për fjalën tuaj të ngrohtë që prej vizitës time të shkuar shumë gjëra kanë ndryshuar. Por një gjë jo, angazhimi ynë për integrimin e Shqipërisë në BE. Është moment kyç që ne të takohemi. Ne vazhdojmë që të ruajmë dhe të rrisim presionin ekonomik për të financuar luftën. Dëshiroj t'ju falenderoj për mbështetjen e fortë të Shqipërisë. Keni qenë një partner i besueshëm. Ne diskutuam edhe marrëdhënien mes BE dhe Shqipërisë. Mbetet partneri më kryesor për Shqipërinë dhe japim mundësi të reja për të menduar. Po punojmë për të dhënë rezultate të prekshme. Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet. Do shkoj më pas tek Muzeu për të parë punën tek mozaiku. Të jeni të sigurt që mund të mbështeteni tek ne. Faleminderit sepse javët në vijim do të jenë kyçe.'- tha Michel. 

(k.m)/dosja.al

Sondazh

Poll