Politike

VD-Integrimi në BE/ Rama: Kemi hedhur hapa njëjtë si vendet që i kanë çelur negociatat

Rama tha se vendi ynë po ndjek të njëtat hapa me vendet që janë integruar në BE. 

20 Maj 2022, 11:55 Nga DOSJA
VD-Integrimi në BE/ Rama: Kemi hedhur hapa njëjtë si vendet
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tregoi temat e bisedës me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel. Gjatë konferencës për mediat, Rama u shpreh se kanë biseduar për luftën në Ukrainë, për procesin e integrimit të Shqipërisë drejt BE-së. Po ashtu, në fund të fjalës së tij, Rama tha se vendi ynë po ndjek të njëtat hapa me vendet që janë integruar në BE. 

Rama: Besoj se tregon se procesi është në një nivel tjetër të bashkëjetesës mes uazës politike europiane, si rezultat i një vullneti gjithnjë e më të shprehur nga ana e autoriteteve në Bruksel për të afruar më shumë Ballkanin Perëndimor drejt BE. Dëshiroj të theksoj se fronti i përbashkët është më i miri kundër së keqes, duke pasur parasysh konfliktin ushtarak në Ukrainë. Folëm për angazhimet dhe për sfidat në raport me Luftën, folëm patjetër për procesin në vigjilje të Këshillit Europian, dihet që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë në axhendë, folëm për ecurinë për Ballkanin e Hapur, për të gjitha sfidat e rajonit dhe për reformat në vendin tonë, duke filluar nga reforma në Drejtësi, e ndoqëm edhe dje operacionin domethënës të policisë së shtetit, për të goditur një rrjet kriminal dhe për ti dhënë ndoshta goditjen më të rëndësishme krimit të organizuar, ashtu sikundër vënien para drejtësisë të personave me lidhje të forta. Kemi hedhur hapa të njëjtë dhe me vende që prej kohësh i kanë çelur negociatata. 

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll