Politike

Presidenti i ri/ Alibeaj takim me Mesila Dodën e Agron Dukën në Kuvend (DEL EMRI I PARË)

Me ta ka diskutuar lidhur me emrin e mundshëm e presidentit të ri të vendit, ku me një figurë konkrete dhe konsistente ka qenë Duka.

19 Maj 2022, 11:27 Nga DOSJA
Presidenti i ri/ Alibeaj takim me Mesila Dodën e Agron Dukën në
Selia e Kuvendit

TIRANË- Para se të mblidhet grupi parlamentar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka takuar sot në Kuvend Mesila Dodën dhe Agron Dukën. Me ta ka diskutuar lidhur me emrin e mundshëm e presidentit të ri të vendit, ku me një figurë konkrete dhe konsistente ka qenë Duka. Ky i fundit edhe njëherë ka propozuar emrin e Dashamir Shehit, si pasardhësin e Ilir Metës në Tiranë. 

Sot, në orën 12:00, në selinë e Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj kërkon një mbledhje të grupit parlamentar për të diskutuar lidhur me propozimet e opozitës për presidentin e ri të vendit. Edhe pse është shkarkuar nga posti i kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, sërish Alibeaj ka kërkuar takim me deputetët, për të ndërmarrë kështu aktin e parë të marrëveshjes me Taulant Ballën dje në Konferencën e Kryetarëve.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll