Politike

Presidenti i KE tur në Ballkan, sot takime në Serbi. Nesër vjen në Shqipëri

Më pas, ai do të udhëtojë nga Beogradi në Shqipëri më 20 maj, ku gjithashtu pritet të takohet me figura të rëndësishme politike në vend, por ende nuk janë bërë me dije detaje të axhendës së tij.

19 Maj 2022, 09:08 Nga DOSJA
Presidenti i KE tur në Ballkan, sot takime në Serbi. Nesër vjen
Charles Michel

TIRANË- Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel do të nisë një tur në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Turin e tij në rajon e ka nisur në Serbi, ku edhe do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Më pas, ai do të udhëtojë nga Beogradi në Shqipëri më 20 maj, ku gjithashtu pritet të takohet me figura të rëndësishme politike në vend, por ende nuk janë bërë me dije detaje të axhendës së tij. Ndërkohë që pas takimeve në Shqipëri, Michel do të vizitojë edhe Bosnjë&Herzegovinën, ku do të qëndrojnë deri më 21 maj.

Megjithatë nuk dihen më shumë detaje lidhur me qëllimin e mbërritjes së tij në Ballkan dhe përse ka lënë jashtë axhendës së tij disa vende të caktuara. Kohët e fundit vendi ynë është vizituar edhe nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ndërsa zyrtarja e fundit ishte Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet Evropiane, Karen Donfried.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll

Politike 18 Maj 2022, 19:45

Berisha: Rama vjedh me firma jo me xhepa

Sali Berisha BERAT- Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar fjalët e Edi Ramës se një i gjatë nuk mund të vjedhë. Gjat&eum...