Politike

Meta: Përkrah Osmanin dhe Gjukanoviç, duhet të fokusohemi në Integrimin Evropian

Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se në këtë kohë duhet të fokusohen ndaj projektit për integrimin evropian dhe të refuzojnë çdo shteg që del jashtë kësaj rruge.   

18 Maj 2022, 18:09 Nga DOSJA
Meta: Përkrah Osmanin dhe Gjukanoviç, duhet të fokusohemi
Ilir Meta

TIRANË- Presidenti i vendit Ilir Meta ka përkrahur qëndrimet e homolegëve të tij në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut në lidhje Procesin e Berlinit. Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se në këtë kohë duhet të fokusohen ndaj projektit për integrimin evropian dhe të refuzojnë çdo shteg që del jashtë kësaj rruge.   

Postimi i Plotë:

I përkrah plotësisht qëndrimet e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç për ta çuar përpara bashkëpunimin gjithëpërfshirës rajonal, i vendosur më së miri në shtratin europian të Procesit të Berlinit. Në këtë periudhë plot sfida për sigurinë dhe paqen në Europë duhet të qëndrojmë me vendosmëri besnikë të projektit strategjik të integrimit europian, duke refuzuar çdo shteg që del jashtë kësaj rruge. Procesi i Berlinit siguron bashkëpunimin e hapur rajonal drejt BE, duke mbetur të pandikuar ndaj projekteve që duan ta minojnë apo rivalizojnë këtë perspektivë. Sa më shumë Europë mes nesh, aq më shumë siguri, paqe dhe begati do të sjellë e ardhmja!

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll

Politike 18 Maj 2022, 19:45

Berisha: Rama vjedh me firma jo me xhepa

Sali Berisha BERAT- Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar fjalët e Edi Ramës se një i gjatë nuk mund të vjedhë. Gjat&eum...