Politike

Anëtarësimi në NATO, Meta: Qeveria shqiptare të marrë masat për pranimin e kërkesës së Finlandës e Suedisë

Me anë të një postimi në Facebook, Meta i ka bërë thirrje qeverisë që të marrëmasat për përfundimin e procedurave për miratimin e kërkesës së dy vendeve për anëtarësimin. 

18 Maj 2022, 21:13 Nga DOSJA
Anëtarësimi në NATO, Meta: Qeveria shqiptare të marrë
Ilir Meta

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se mbështet kërkesat e Finlandës dhe Suedisë për anëtarësimin në NATO. Me anë të një postimi në Facebook, Meta i ka bërë thirrje qeverisë që të marrë masat për përfundimin e procedurave për miratimin e kërkesës së dy vendeve për anëtarësimin. 

Postimi i Plotë:

Mbështes fuqimisht kërkesat e Finlandës dhe Suedisë për t'u anëtarësuar në NATO, të paraqitura sot zyrtarisht Sekretarit të Përgjithshëm Stoltenberg nga Ambasadorët respektivë. I bëj thirrje Qeverisë dhe Kuvendit të Shqipërisë të marrin të gjitha masat për përfundimin sa më parë të procedurave dhe akteve përkatëse ligjore në funksion të miratimit sa më të shpejtë të kërkesës së dy vendeve për anëtarësim. Anëtarësimi në NATO i Finlandës dhe Suedisë, dy vende të konfirmuara si kampione të lirisë dhe të të drejtave të njeriut, do të forcojë sigurinë e përbashkët dhe do t'i japë një vlerë të shtuar parimeve demokratike që e bëjnë NATO-n, Aleancën më të madhe dhe të suksesshme politiko-ushtarake në botë.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll

Politike 18 Maj 2022, 19:45

Berisha: Rama vjedh me firma jo me xhepa

Sali Berisha BERAT- Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar fjalët e Edi Ramës se një i gjatë nuk mund të vjedhë. Gjat&eum...