Politike

Mbledhja e grupit të PD, Shehu apel demokratëve: Mos u bëni pjesë e qëllimeve të Alibeajt

19 Maj 2022, 09:25 Nga DOSJA
Mbledhja e grupit të PD, Shehu apel demokratëve: Mos u bëni
Tritan Shehu

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu iu është drejtuar me një apel demokratëve që të mos bëhen pjesë e mbledhjes së sotme të thirrur nga Enkelejd Alibeaj. Shehu shkruan në rrjetin e tij social 'Facebook' se Alibeaj në fund të takimit të djeshëm, dekonspiroi thelbin e tij kur foli për një “opozite për të arritur 84 votat”. Po ashtu, deputeti thotë se asnjë demokrat nuk duhet që të bëhet pjesë e një loje antidemokratike që po luhet në shërbim të forcimi të aleancës Alibeaj-Rama. 

THIRRJA E SHEHUT: 

Nje pseudo e mini opozite per te arritur PS-ja 84 votat e nevojshme! Ky ishte konkluzioni i djeshem i asaj komedie politike te cfaqur tek Kryesia e Kuvendit, e dirigjuar nga “shkopi” i Balles dhe me nje anturazh “korist” ne sfond. Alibeaj, pikerisht ne fund te atij “takimi”, dekonspiroi thelbin e tij kur foli per nje “opozite per te arritur 84 votat”. Pra nje “opozite” me 7-10 deputete, qe si shtese e votave te disponueshme te PS, te arrijne ne numrin e cilesuar te votimit. Pikerisht, aq sa i duhet Rames per te zgjedhur i maskuar si liberal nje President te tij, pse jo edhe te “propozuar” sa per aparence nga Alibeja&Co, nqs ai do te siguronte 20 firma propozuesish… Dhe kjo mund te ndodhe edhe ne raudin e dyte ose te trete, nqs Alibeaj&Co do te arrije te “peshkoje” keto 20 firma opozitaresh koshiente per demin e madh qe po i bejne demokracise ne shkembim te……ose qe akoma nuk po arrijne te shikojne realitetin e te kuptojne qarte ku synon kjo loje antidemokratike, qe po luhet ne sherbim te forcimit te ketij rregjimi. Prandaj ju lutem…mos u beni pjese e asaj qe do tju ndante perfundimisht me elektoratin tuaj demokrat.Dhe nje deputet pa elektorat nuk eshte deputet, ai mund te jete vetem nje rogetar…por qe shpejt do t’i duhet ta lere edhe ate.

Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka thirrur ditën e sotme në mbledhje kolegët e tij të grupit parlamentar të PD-së. 

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll