Politike

Presidenti/ Alibeaj thërret grupin e deputetëve: Mblidhemi nesër në 12:00

Në fokus të bisedimeve pritet të jetë çështja e Presidentit të ri të Republikës.

18 Maj 2022, 22:48 Nga DOSJA
Presidenti/ Alibeaj thërret grupin e deputetëve: Mblidhemi nesër
Konferenca e Kryetarëve

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka thirrur në një mbledhje kolegët e tij të grupit parlamentar të PD-së. në një mesazh të shpërndarë kundrejt deputetëve, Alibeaj kërkon që të takohen nesër në orën 12:00. Në fokus të bisedimeve pritet të jetë çështja e Presidentit të ri të Republikës.

“Në vijim të diskutimeve ne grup për procesin e përzgjedhjes së Presidentit, nesër në orën 12:00, në seli, do të zhvillojmë mbledhjen e radhës së grupi për të diskutuar mbi ecurinë e deritanishme dhe sesi do të vijojmë me procesin”, thuhet ne mesazhin qe Alibeaj i ka dërguar deputeteve demokratë.

Propozimet në tre raundet e para për presidentin e ri të vendit do t’i bëjë opozita. Kështu është vendosur në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve. Në fakt janë dy të mbeturat, ku opozita do të ketë të drejtën që të vijë me të paktën 4 emra përballë maxhorancës për të diskutuar se cili prej tyre do të zërë vendin e kreut të shtetit, pas përfundimit të mandatit të Ilir Metës. Kushtetuta e Shqipërisë parashikon që raundi konsiderohet efektiv edhe nëse nuk paraqitet asnjë kandidat. Pra edhe nëse opozita nuk merr pjesë në seancë ajo nuk e bllokon procesin. Gjithsej janë parashikuar pesë raunde votimi. Në tre të parat nevojitet një shumicë prej tre të pestash, ndërsa në dy raundet e fundit presidenti zgjidhet me shumicë të thjeshtë.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll

Politike 18 Maj 2022, 19:45

Berisha: Rama vjedh me firma jo me xhepa

Sali Berisha BERAT- Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar fjalët e Edi Ramës se një i gjatë nuk mund të vjedhë. Gjat&eum...