Propozimi i 2 nga opozita! Xhaferraj 'zgjedh' për President Leonard Demin
Ditën e djeshme, kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu propozoi emrin e Dashamir Shehut për President
TIRANË- Leonard Demi është propozimi i dytë që vjen nga opozita për President të vendit. Ky propozim është paraqitur ditën e sotme në mbledhjen e grupit të PD, nga deputeti demokrat, Ferdinand Xhaferraj.
“Padiskutim që ka shumë figura të nderuara, por Leonard Demi perfaqëson një personalitet të ndershëm, të edukuar, me përvojë, konsensual, me disa shkollime të plota në fushën e sigurisë, ish-ambasador në NATO, i dekoruar nga Presidenti Kosoves për përpjekjet për afrimin e Kosovës me NATO-n. Ai i bën nder institucionit të Presidentit dhe është nder për Kuvendin të votojë emrin e tij”, mësohet të ketë thënë Xhaferaj, ndërkohë që mbledhja vijon.
Ditën e djeshme, kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu në cilësinë e kreut të Aleancës për Ndryshim zbuloi se ka diskutuar me kreun e PAA, Agron Duka dhe një aternativë i cili edhe Dashamir Shehi.
Propozimet në tre raundet e para për presidentin e ri të vendit do t’i bëjë opozita. Kështu është vendosur në mbledhjen e djeshme të Konferencës së Kryetarëve. Në fakt janë dy të mbeturat, ku opozita do të ketë të drejtën që të vijë me të paktën 4 emra përballë maxhorancës për të diskutuar se cili prej tyre do të zërë vendin e kreut të shtetit, pas përfundimit të mandatit të Ilir Metës.
Kushtetuta e Shqipërisë parashikon që raundi konsiderohet efektiv edhe nëse nuk paraqitet asnjë kandidat. Pra edhe nëse oozita nuk merr pjesë në seancë ajo nuk e bllokon procesin. Pra edhe nëse sot nuk bëhet asnjë propozim dhe nesër në raundin e parë nuk ka asnjë emër kandidati, ai sërish do të jetë i vlefshëm si procedurë dhe do të mund të vijohet me raundin e dytë. Gjithsej janë parashikuar pesë raunde votimi. Në tre të parat nevojitet një shumicë prej tre të pestash, ndërsa në dy raundet e fundit presidenti zgjidhet me shumicë të thjeshtë.
(a.b)/dosja.al
Sondazh
A keni patur presion nga politika? Kreu i ILD: Jo! Kam nga vetja dhe shoqëria, ka pritshmëri
Artur Metani TIRANË- Kreu i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë Artur Metani ka deklaruar se presion për punën ka...
Mblidhet grupi i PD/ Të pranishëm 23 deputetë, Alibeaj prezanton 4 hapa për zgjedhjen e presidentit
Mbledhja e grupit te PD TIRANË- Ka nisur mbledhja e grupit parlamentar të Partië Demokratike. Në mbledhje, janë të pranish&eu...
Situtata në Tiranë, Meta: Hapësirat e gjelbra janë ngushtuar, ndotja është shtuar, trafiku s'përballohet
Ilir Meta TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka shprehur shqetësim për gjendjen në të cilën ndodhet Tirana. Meta shkruan se gjendja...
Presidenti i ri/ Alibeaj takim me Mesila Dodën e Agron Dukën në Kuvend (DEL EMRI I PARË)
Selia e Kuvendit TIRANË- Para se të mblidhet grupi parlamentar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka takuar sot në Kuvend Me...
PRAPASKENAT- Nga Ina Rama, tek Bregu e Ceka, zbulohen emrat që diskutohen në PD për president
MARIGLEN KUME/ Pasi morën garancinë nga maxhoranca se do të kenë ekskluzivitetin për të propozuar kandidatë për P...
VD-Zgjedhja e Presidentit, Bylykbashi: Alibeaj ka marrë përsipër t’i sigurojë Ramës votat
Oerd Bylykbashi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi e quan marrëveshjen mes Enkelejd Alibeajt dhe mazhorancës p&eum...
Presidenti/ 8 emrat e PD! Alibeaj: S’flasim me Berishën, po s'na pranoi PS, tërhiqemi nga procesi
Leonard Demi, Halim Kosova, Princ Leka, Visar Zhiti TIRANË- Emrat e parë për president kanë dalë nga selia e Partisë Demokrat...
Mbledhja e grupit të PD, Shehu apel demokratëve: Mos u bëni pjesë e qëllimeve të Alibeajt
Tritan Shehu TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu iu është drejtuar me një apel demokratëve që të m...
Presidenti i KE tur në Ballkan, sot takime në Serbi. Nesër vjen në Shqipëri
Charles Michel TIRANË- Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel do të nisë një tur në rajonin e Ballkanit Perënd...
Dy standardet e Apelit/ Kaso: Vullnetin e demokratëve s'e mbajnë dot peng procedurat
Ivi Kaso dhe Sonila Meço TIRANË- Anëtari i Komisionit të Rithemelimit Ivi Kaso komentoi në emisionin 'Task Force' me Sonila Me&c...
