Politike

Rama-Osmanit e Gjukanoviç: Ballkani i Hapur nxit paqen, nuk ndalet sepse është e ardhmja

Sipas Ramës, “Open Balkan” është e ardhmja e rajonit dhe nuk ndalet dot.

18 Maj 2022, 20:07 Nga DOSJA
Rama-Osmanit e Gjukanoviç: Ballkani i Hapur nxit paqen, nuk ndalet sepse
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur Presidentes së Koovës Vjosa Osmani e ati jtë Malit të Zi, Milo Gjukanoviç të cilët dolën kundër nismës “Ballkani i Hapur”. Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se kjo nismë nuk do të ndalet pavarësisht kritikave. Sipas Ramës, “Open Balkan” është e ardhmja e rajonit dhe nuk ndalet dot.

“Kushdo është kundër Ballkanit të Hapur është në të drejtën e vet që as mos të shohë, as mos të dëgjojë dhe as mos të kuptojë se kjo nisëm nxit paqen, bashkëpunimin, integrimin dhe e përshpejton Procesin e Berlinit! Ballkani i Hapur nuk do të ndalet sepse e ardhmja nuk ndalet dot,”- shkruan Rama.

Milo Gjukanoviç vizitoi sot Kosovën, në të parën vizitë si president i Malit të Zi. Në konferencën e përbashkët për mediat me homologen e Kosovës dy presidentët ndanë qëndrimin se Procesi i Berlinit është nisma që i duhet Ballkanit dhe jo “Open Balkan”. Gjukanoviç u tregua i prerë kur tha se nuk janë e nuk do të jenë pjesë e iniciativës “Open Balkan”.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll

Politike 18 Maj 2022, 19:45

Berisha: Rama vjedh me firma jo me xhepa

Sali Berisha BERAT- Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar fjalët e Edi Ramës se një i gjatë nuk mund të vjedhë. Gjat&eum...