Politike

Krerët e degëve, Rama: Jo njësh me kryebashkiakët, as në konflikt me ta

Kryeministri shtoi se duhen krerë degësh që janë të gatshëm të përballen me njerëzit dhe për të mos e pritur përballje vetëm kur vjen deputeti e kur ka zgjedhje.

16 Maj 2022, 19:26 Nga DOSJA
Krerët e degëve, Rama: Jo njësh me kryebashkiakët, as
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur se krerët e degëve të Partisë Socialiste nuk duhet të jenë në kundërshti me kryetarët e bashkisë. Në fjalën e tij teksa çeli garën, Rama tha se të dyja palët janë të lidhura, por kanë detyra ndryshme. Kryeministri shtoi se duhen krerë degësh që janë të gatshëm të përballen me njerëzit dhe për të mos e pritur përballje vetëm kur vjen deputeti e kur ka zgjedhje.

“Është edhe aspekti tjetër, i pasjes në territor të kryetarit të partisë të cilët janë drejtpërdrejt të vendosur dhe i përgjigjen kryetarit të bashkisë. Nuk duhet të jenë në kundërshti, konflikt jo e jo, por është e pakuptimtë që të jenë një. Aq më tepër që detyrat e tyre janë të ndryshme. E treta është që ne na duhen kryetarë partie që të jenë të gatshëm të përballen me njerëzit dhe për të mos e pritur përballje vetëm kur vjen deputeti e kur ka zgjedhje,”- tha Rama ndër të tjera.

Krerët e degëve u shkarkuan në Kongresin e Partisë Socialiste që u mbajt më 9 prill. Ishte Rama ai që tha se do të ngrihet një Komision i Posaçëm Zgjedhor që do të bëjë përzgjedhjen e zëvendësuesve. Dera është e hapur edhe për ata jashtë forumit të Asamblesë Kombëtare.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll