Politike

"Më thërrasin Muharrem Berisha", demokrati-ish kryeministrit: Të kam në zemër

Gjatë fjalës së tij me ish-kryeministrin Sali Berisha, demokrati nuk nguroi të tregonte dhe simpatinë që ishte për ish-kryeministrin, duke thënë se e ka në zemër dhe se e thërrisnin Muharrem Berisha.

16 Maj 2022, 19:01 Nga DOSJA
"Më thërrasin Muharrem Berisha", demokrati-ish
Demokrati

KUKËS- Një demokrat ka deklaruar se në Kuvend duhet të shkojë rezoluta për gjenocidin në Kosovë si dhe për gjenocidin në Lumë. Gjatë fjalës së tij me ish-kryeministrin Sali Berisha, demokrati nuk nguroi të tregonte dhe simpatinë që ishte për ish-kryeministrin, duke thënë se e ka në zemër dhe se e thërrisnin Muharrem Berisha.

"Pa ty nuk kemi për të ecur përpara. Kam dy thirrje për ty, të shkojë në parlament gjenocidi në Kosovë dhe gjenocidi në Lumë. Këta janë komunistë të betuar. Prandaj unë di shumë me fol, por kaq. Jemi shumë krenarë. Edhe diçka, unë të thashë që jam Muharrem Nërguti, por shumica më thërrasin Muharrem Berisha. Të kam në zemër, prandaj na priftë e mbara dhe deri në vdekja jemi me ty Sali Berisha,” tha demokrati.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll