Politike

Berisha: Do heqim taksën në 'Rrugën e Kombit', Rama e vendosi nga urrejtja

Gjatë një bisedimi me banorët në Kukës, Berisha tha se Rama e ka vendosur këtë taksë nga urrejtja dhe si një ndëshkim për ndërtimin e rrugës.

16 Maj 2022, 18:40 Nga DOSJA
Berisha: Do heqim taksën në 'Rrugën e Kombit', Rama e
Sali Berisha

KUKËS- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se taksa e vendosur në 'Rrugën e Kombit' është i turpshëm dhe se nëse do të vij ai në pushtet do e heq këtë gjë. Gjatë një bisedimi me banorët në Kukës, Berisha tha se Rama e ka vendosur këtë taksë nga urrejtja dhe si një ndëshkim për ndërtimin e rrugës.  

"Ju garantoj se taksa e cila është një taksë turpi, do hiqet dhe ajo rrugë ashtu siç ka emrin sot do të mbetet 'Rruga e Kombit'. Ajo është një taksë turpi, një taksë që shpreh jo pak se u vendos në bazë të asaj që Kukësi dhe Kosova kanë marrë shumë dhe duhet të paguajnë tani pse u bë rruga. Taksa urrejtje, si ndëshkim për ndërtimin e rrugës. Nuk ka taksë në Shqipëri në sistemin rrugor. Të gjitha zonat e Shqipërisë janë më të pasura se Kukësi, qarku i Kukësit është i varfri në Europë, është rreth 14-16 vjet mbrapa Tiranës në tërësinë e vet", u shpreh Berisha. 

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll