Politike

Krerët e degëve, Rama: Emrat do kalojnë në dy filtra, mos u stepni nga fjalët

Ai tha se emrat, për korrektësi do të kalojnë në dy filtra. Kryesocialisti tha se u garanton të gjithëve një garë të barabartë.

16 Maj 2022, 19:28 Nga DOSJA
Krerët e degëve, Rama: Emrat do kalojnë në dy filtra, mos u
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama çeli garën për krerët e degëve. Nga Tirana, Rama u bëri thirrje të rinjve që të nisin me aplikimet e tyre dhe të mos stepen nga ata që u thonë se në Partinë Socialiste nuk ka garë. Ai tha se emrat, për korrektësi do të kalojnë në dy filtra. Kryesocialisti tha se u garanton të gjithëve një garë të barabartë.

“Qëllimi është që procesi të jetë i hapur dhe konkurues. Kemi pasur më shumë se një rast, ku proceset janë mbyllyr dhe kanë degraduar në riciklimin e së njëjtës gjë. Ne morën një vendim duke ndjekur nëj diskutim, që ta nisim procesin me zgjedhjen e kryetarëve me 61 bashkitë për ta pasur si fazën e parë, për të shkuar te organizatat ku zgjedhjet nuk janë zhvilluar, ose janë zhvilluar pa kritere. Arsyeja themelore për ta zhvilluar këtë proces është e natyrës politike. E kemi bërë këtë diskutim shpesh me njeri-tjetrin dhe mbase unë do bie në përsëritje, por për mua është një shqetësim i cili duhet adresuar nga gjithë lidershipi i partisë në të gjithë territorin sepse nuk duhet lënë në asnjë mënyrë që kryetarët e partisë në territor të jenë persona të papolitizuar ashtu siç duhet. Duhet të garantojmë një proces të hapur, të gjithë që mendojnë se mund të ofrojnë kandidaturën e tyre për të drejtuar PS në 61 bashkitë pastaj në njësitë bashkiake, edhe në Tiranë. Të identifikojmë kandidatët më të mundshëm, kandidatët të kalojnë në dy filtra,”- tha Rama.

Krerët e degëve u shkarkuan në Kongresin e Partisë Socialiste që u mbajt më 9 prill. Ishte Rama ai që tha se do të ngrihet një Komision i Posaçëm Zgjedhor që do të bëjë përzgjedhjen e zëvendësuesve. Dera është e hapur edhe për ata jashtë forumit të Asamblesë Kombëtare.

(f.m/dosja.al)

Sondazh

Poll