Politike

Rama-socialistëve: Zgjedhjet lokale erdhën, duhet t’i fitojmë

Kërkon nisjen e punës për lokalet e 2023-shit.

16 Maj 2022, 19:33 Nga DOSJA
Rama-socialistëve: Zgjedhjet lokale erdhën, duhet t’i
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama  u ka bërë thirrje socialistëve që ta kenë fokusin të përqëndryar tek zgjedhjet lokale. Teksa çeli garën për kryetarë degësh në Tiranë, Rama tha se vendoret e 2023-shit duhet fituar.

“Vitin e ardhshëm ne kemi zgjedhjet vendore, erdhën…. Koha kalon shumë shpejt. U bë më shumë e zakonshme që ne të kemi mbi kokë gjërat të jashtëzakonshme që ne do të donim të mos ndodhnin kurrë. Por kanë ndodhur dhe ne duhet të përballemi me to. Tërmeti, pandemia, tani kjo tjetra që nuk dihet sa zgjat. Por zgjedhjet janë aty, ne duhet të marrim pjesë e të fitojmë,”- tha Rama ndër të tjera.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll