Politike

Berisha: Rama u thotë njerëzve, ikni se do marr punëtorë nga Bangladeshi

Denoncon largimin e të rinjve nga vendi.

16 Maj 2022, 18:43 Nga DOSJA
Berisha: Rama u thotë njerëzve, ikni se do marr punëtorë nga
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar atë aktual Edi Rama se po largon qytetarët nga Shqipëria. I ndodhur në Kukës, Berisha tha se Rama po largon shqiptarët e po merr punëtorë nga Bangladeshi.

"Ju jeni këtu si misionar dhe kapërcyet çdo përpjekje çdo shantazh. PD tani do të jetë mjeti që duhet të shpëtojë Shqipërinë nga regjimi i cili është shqiptar, por vepron sikur të mos ishte shqiptar apo shqipfolës. Kemi 9 vite me qeveri të Edi Ramës dhe shqiptarët nuk kanë pasur rritje rrogash, por edhe ata që kanë marrë rrogë mesatare dhe të ulët, për shkak të rritjes së çmimeve marrin së paku 50 % më pak. Çfarë është kjo politikë varfërimi dhe mjerimi. Tani më thoni çfarë investimesh janë bërë në fshatra dhe në zonën e  Kukës. Doktrina e dëbimit masiv të shqiptarëve ishte thelbi serb, por sot në katër vite 530 mijë shqiptarë janë larguar. Ky thotë ikni se do të marr nga Bangladeshi, a nuk është përpjekje kjo për të na shkretuar si komb, po iku rinia e një kombi ikën e ardhmja,"- tha Berisha. 

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll