Rama sulmon Metën: Rrushi shesh rrushin e piqet, na trashëgoi influencën në administratë
Kryeministri tha më tej se është distancuar nga influenca mbi mësuesit, infermierët e mjekët.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar Lëvizjen Socialiste për Integrim gjatë kohës që drejtohej nga Presidenti Ilir Meta. Teksa çeli garën për krerët e degëve, Rama tha se ishte aleati që u trashëgoi dhe kontrollin mbi administratën, referuar LSI-së. Por, kryeministri tha më tej se është distancuar nga influenca mbi mësuesit, infermierët e mjekët.
“Për hir të së vërtetës në një pjesë të madhe kemi arritur ta mbajmë qëndrueshmërinë ë administratës duke e larguar partinë nga influenca në vendimmarrje. Ka vazhduar dhe për shkak të aleatit tonë. Më parë ne nuk kemi pasur gjë në dorë për shkak të aleatit që kishim në koalicion dhe për shkak se rrushi pa rrushin dhe u poq. Sidoqoftë ne e kemi larguar nga influenca gjithë trupën e mësuesve, trupën e infermierëve sepse për trupën e mjekëve gjithsesi nuk ka qenë një sfidë e njëjtë si me rastet e tjera. Kemi larguar nga duart e partisë dhe influenca e partisë policinë e shtetit, trupën e mësuesve, kemi larguar trupën e infermierëve. Kemi respektuar më shumë se çdo tjetër të gjithë ngrehinën e administratës publike. Pavarësisht rasteve sporadike jemi në një situatë qëndrueshmërie ku faktikisht ndikimi i pamundësisë për të ndërhyrë e bën edhe më të pakuptimtë dhe të kotë dhe dëmtues rolin e atyre kryetarë të partisë që i ka mbetur ora po atje,”- tha Rama ndër të tjera.
Krerët e degëve u shkarkuan në Kongresin e Partisë Socialiste që u mbajt më 9 prill. Ishte Rama ai që tha se do të ngrihet një Komision i Posaçëm Zgjedhor që do të bëjë përzgjedhjen e zëvendësuesve. Dera është e hapur edhe për ata jashtë forumit të Asamblesë Kombëtare.
(F.m/dosja.al)
Sondazh
"Më thërrasin Muharrem Berisha", demokrati-ish kryeministrit: Të kam në zemër
Demokrati KUKËS- Një demokrat ka deklaruar se në Kuvend duhet të shkojë rezoluta për gjenocidin në Kosovë si dhe p&...
Nënshkruhet marrëveshja, Çuçi: Ndalojmë migracionin e jashtëligjshëm në Angli
Tony Eastaugh dhe Bledi Cuci TIRANË- Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka nënshkruar një marëveshje me zyrtarin e migr...
Berisha: Do heqim taksën në 'Rrugën e Kombit', Rama e vendosi nga urrejtja
Sali Berisha KUKËS- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se taksa e vendosur në 'Rrugën e Kombit' është i turpshëm dhe ...
Qytetari kërkon të drejtën për dy pasaporta: Ndjehemi të Kosovës e të Shqipërisë
Sali Berisha KUKËS- Një qytetar ka kërkuar në takimin me ish-kryeministrin Sali Berisha që disa banorë të disa rrethina...
Berisha: Rama u thotë njerëzve, ikni se do marr punëtorë nga Bangladeshi
Sali Berisha TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar atë aktual Edi Rama se po largon qytetarët nga Shqipëria. I ndodhur n&eu...
Srebrenica/ Berisha: Rama ka mentalitetin e etërve të tij, për të Kosova nuk është Shqipëri
Sali Berisha KUKËS- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se krerët serb edhe pse nuk kanë marrë pjesë në vrasje me mbro...
Berisha: Rama rrethon Kosovën me armiqësi së bashku me Vuçiçin
Sali Berisha KUKËS- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Edi Rama në çdo tryezë që ulet me Aleksandër Vuçi&...
Berisha nga Kukësi: Soros donte që të emëronte kreun e PD-së
Sali Berisha KUKËS- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Sorosi ka dashur që të emëronte kreun e Partisë Demokratike...
Presidenti/ Vasili: Abort total, vetëm zhurmë e për faqe të zezë
Petrit Vasili TIRANË- Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili e ka konsideruar mbylljen e një pjesë t&eu...
E bën sërish, gafa e Bora Muzhaqit: Aplikues që nuk kanë aplikuar
Bora Muzhaqi TIRANË- Ministrja për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi, ka bërë sërish një gafë gjatë di...

