Politike

VD-Bushka i përgjigjet Alibeajt: Jini më të përfshirë, jo vetëm duke dhënë mend e këshilla

Ajo iu drejtua deputetit të opozitës Enkelejd Alibeajt duke i thënë që të mos japë më shumë mend

16 Maj 2022, 09:32 Nga DOSJA
VD-Bushka i përgjigjet Alibeajt: Jini më të përfshirë,
Komisioni i Ligjeve

TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka kërkoi nga opozita që të ishin më të përfshirë në procesin e zgjedhjes së Presidentit. Gjatë mbledhjes ajo iu drejtua deputetit të opozitës Enkelejd Alibeajt duke i thënë që të mos japë më shumë mend e këshilla por të jetë gjithëpërfshirës.

'Ju e keni bërë të qartë qëndrimin tuaj, ky është proces që kërkon gjithëpërfshirje por për hir të kësaj askush s’mund të bllokojë një proces parlamentar. Ne kemi dy procese një procesi parlamentar zyrtar një ai i diskutimeve politike. Jam në dijeni ju është bërë disa herë thirrje të merrni pjesë në diskutime për të vijuar me shqetësimet që keni, di që dhe konferenca e kryetarëve u shty në datën 10 për ti dhënë kohë palëve. Logjika është që ne si komision përveç qëllimit për ti dhënë një vlerësim të saktë kandidaturave që do vijnë këtu duhet të kemi parasysh që kemi disa detyra. Dy detyra na i jep kushtetuta, një vlerësimi i kritereve, dy kritere të tjera janë të rëndësishme që s’mund të jetë proces formal është proces verifikimi. Pastërtia e figurës sa i takon lidhjes me regjimin e kaluar pra duhet të ketë integritet, të jetë që nuk ndalohet për kandidim sipas ligjit të dekriminalizimit. Si fillim do bëjmë detyrën kryesore sa i takon detyrave të një tryeze tjetër i ftoj palët të jenë më të përfshira e mos jenë vetëm duke dhënë mënd e duke dhënë këshilla por secili ta nisë nga vetja të qenit luajal në këtë proces.'- tha Bushka. 

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll