Politike

VD-‘Digjet’ raundi i parë i votimit, Bushka: Nuk ka asnjë kandidaturë

Bushka deklaroi se nuk është paraqitur asnjë kandidaturë për President të vendit, ndaj raundi i parë konsiderohet i kryer pa votim. 

16 Maj 2022, 09:14 Nga DOSJA
VD-‘Digjet’ raundi i parë i votimit, Bushka: Nuk ka asnjë
Klotilda Bushka

TIRANË- Komisioni i Ligjeve ka konstatuar se nuk ka asnjë kandidaturë për president. Kryetarja e Komisionit, Klotilda Bushka deklaroi se nuk është paraqitur asnjë kandidaturë për President të vendit, ndaj raundi i parë konsiderohet i kryer pa votim. 

‘Komisioni i Ligjeve mblidhet për të shqyrtuar kriteret kushtetuese pas paraqitjes së emrave. Sipas njoftimit nga drejtoria përkatëse Kuvendit deri dje nuk është paraqitur asnjë kandidaturë për president të Republikës. Raundi i parë konsiderohet i kryer pa votim. Për efekt të rregullores ne do të na duhet që ta konstatojmë këtë fakt, për t’ja paraqitur më par Kuvendit.’- tha Hysi.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll